Policia e Sarandës ka goditur një grup të grabitësve të fshatrave të minoritetit. Në pranga janë vënë dy persona, Mentor Bejko 44 vjeç me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjeve dhe Flamur Kalemi, i njohur me emrin Eno, 44-vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

Dy personat fillimisht nuk iu bindën postbllokut të policisë në fshatin Livadhja, por pasi janë ndjekur u kapën në fshatin Gjashtë.

Dyshohet se personat e arrestuar kanë kryer disa vjedhje me dhunë në fshatrat e bashkisë Finiq.

Sipas raportimeve në dy ditët e fundit janë vjedhur 4 banesa në fshatin Krane, ndërkohë pronarët e tyre ndodhen në Greqi për punë.