'Përjetova momente të vështira' Klea Prenga reagon sërish pas sulmit! U dhunua nga ish konkurentja e Big Brother dhe e motra, dy vajzat ende në arrati
Antonela Berishaj, Klea Prenga dhe Mariela Berishaj
Një 1 javë nga dita kur blogerja Klea Prenga ra pre e një sulmi fizik, dy motrat Atonela dhe Mariela Berishaj vijojnë të jenë në kërkim. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një reagim të djeshëm tha se “Policia është angazhuar për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre”.
Ndërkohë 2 motrat vijojnë të postojnë në faqen e instagramit të biznesit të tyre foto.
Ngjarja u shënua më 6 gusht në një lokal tek Kodra e Diellit në Tiranë, ndërsa vetë 24 vjeçarja e bëri denoncimin dy ditë më pas. Në një postim të saj në Instagram ajo akuzoi motrat Mariela dhe Antonela Berishaj, e njohur si ish konkurente e "Përputhen" se janë autore të dhunës fizike të saj duke i thyer një shishe në fytyrë.
Nga dhuna Klea Prenga pësoi dëmtime të rënda në fytyrë. Sot ajo ka reaguar sërish në rrjetet sociale duke falenderuar personat që i kanë qëndruar pranë në këtë situatë të vështirë dhe i kanë dhënë kurajo.
Çfarë ka ndodhur?
Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.
Agjentët e Komisariatit nr. 1 kanë kryer disa kontrolle në kërkim të të dyjave, por deri tani nuk janë gjetur. Ato akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?
-
Po
51.2%
-
Jo
20.4%
-
Nuk e di
28.5%
Vota total: 6891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Policia i kërkon, dyshohet se Antonela Berishaj dhe e motra ikën nga Morina'! Gazetari Dema zbulon detaje: Donin t'i shkaktonin dëmtim të përjetshëm Klea Prengës
3 Shtator, 22:14
-
VIDEO/ 'Merr gotën dhe e godet në fytyrë!' Momentet kur Mariela dhe Antonela Berishaj dhunojnë barbarisht Klea Prengën! Ish konkurentja e Big Brother dhe e motra ende në kërkim
26 Gusht, 13:54
-
U dhunua nga motrat Berishaj, Klea Prenga publikon pamjet e reja, ja si duket në fytyrë
25 Gusht, 20:36
-
'I thyen shishen e qelqit në fytyrë', ja si duket tani Klea Prenga që u dhunua nga motrat Berisha (FOTO)
20 Gusht, 15:24
-
Dhunuan modelen, dy motrat Berishaj ende në kërkim! Sekuestrohen dy makinat me të cilat lëvizën, sipas TIMS rezultojnë në Shqipëri
19 Gusht, 12:13
-
Dhunuan Klea Prengën, Rrumbullaku paralajmëron arrestimin shumë shpejt të ish konkurentes së Big Brother, Antonela Berishaj dhe të motrës
14 Gusht, 13:22
-
Në kërkim nga policia se rrahu modelen që i 'rrëmbeu' burrin së motrës, ish banorja e BBV Antonela Berisha shfaqet e pashqetësuar në publik
14 Gusht, 08:17
-
I dëmtuan blogeres fytyrën, ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja
10 Gusht, 14:59
-
'Këto nuk janë Modelet tuaja!'
9 Gusht, 16:14
-
'I thyejnë shishen e qelqit në fytyrë!' Blogerja dhunohet në një lokal të Tiranës, shpallet në kërkim ish-banorja e Big Brother dhe motra e saj! Dyshohet lidhja intime me burrin e njërës
9 Gusht, 07:59
-
E reja denoncon në Instragram se është dhunuar në Tiranë: Dikush më goditi nga pas, më thyen gotën në fytyrë ndërsa po haja! Sulmi u krye nga motrat Berishaj
9 Gusht, 07:37
-
‘Tipari që shoh te një mashkull janë lekët’, Antonela Berisha merr dhuratën nga i dashuri ‘i pakursyer’: Më ka përkëdhelur me një duplex
16 Janar 2023, 13:33