Benitez gati të marrë stolin e Chelsea, pas katastrofës së radhës së "blues"

Benitez gati të marrë stolin e Chelsea, pas katastrofës së radhës së "blues"
Rafael Benitez është në negociata me drejtuesit e Chelsea, për të marrë drejtimin e skuadrës, pas humbjes së radhës së skuadrës londineze. Ai mund të finalizojë marrëveshjen në pak ditë dhe të jetë në stolin e skuadrës në mesjavë kur Chelsea të luajë në FA Cup ndaj Birmingham.
Benitez kërkon një kontratë për të paktën 18 muaj, ndërsa agjenti i tij po diskuton pagën totale. Formacioni që drejtohet aktualisht nga Andre Villas-Boas, vuajti një humbje të sikletshme të shtunën me shifrat 1-0 West Bromwich Albion, dhe trajneri portugez pranoi se nuk e di nëse do ti mbijetojë shkarkimit.
Roman Abramovich pritej që të shkarkonte portugezin, nëse ai nuk do të përmbyste disavantazhin 3-1 ndaj Napolit në Champions League. Por humbja në kampionat ka përshpejtuar gjërat.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)