Benjamin Netanyahu operohet për heqjen e prostatës

Benjamin Netanyahu operohet për heqjen e prostatës

Benjamin Netahyahu

Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se ai iu nënshtrua të dielën një operacioni për heqjen e prostatës, një zhvillim që vjen ndërsa Benjamin Netanyahu po menaxhon kriza të shumta, përfshirë luftën në Gazë, si dhe një proces gjyqësor në ngarkim të tij, nën dyshimet për korrupsion.

Zoti Netanyahu, i cili ka pasur një sërë problemesh shëndetësore vitet e fundit, ka bërë përpjekje të mëdha për të forcuar një imazh publik si një udhëheqës i shëndetshëm dhe energjik. Gjatë procesit të tij gjyqësor këtë muaj, ai u mburr se punonte 18 orë në ditë.

Shtatëdhjetë e pesë vjeçari, është në mesin e udhëheqësve më moshën më të madhe në botë, mes tyre Presidenti amerikan Joe Biden, 82 vjeç, Presidenti i zgjedhur Donald Trump, 78 vjeç, Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva, 79 vjeç, si dhe Papa Françesku, 88 vjeç.

Problemet me prostatën e janë të zakonshme tek meshkujt në moshë të madhe, por operacioni mund të ketë pasoja.

Gjyqtarët që po mbikëqyrin procesin gjyqësor në ngarkim të zotit Netanyahu e pranuan kërkesën e avokatit të tij të dielën, për të anuluar tre ditë dëshmish të planifikuara për këtë javë, për shkak të shtrimit të tij në spital për "disa ditë".

Zyra e Netanyahut tha se ministri i drejtësisë Yariv Levin, një aleat i ngushtë i tij, do të shërbejë si kryeministër në detyrë gjatë operacionit.

Problemet me prostatën janë të zakonshme dhe në shumë raste lehtësisht të trajtueshme. Megjithatë, operacioni duket se zbeh disi imazhin e zotit Netanyahut në një kohë kur ai më shumë se kurrë do të dëshironte të shfaqej i fortë, ndërsa vendi i tij përballet me kërcënime të vazhdueshme./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Belind Këlliçi i papunë me orë 40 mijë euro! Cili është burimi i parave? Kur ishte në SPAK e hoqi nga dora

Belind Këlliçi i papunë me orë 40 mijë euro! Cili është burimi i parave? Kur ishte në SPAK e hoqi nga dora