Benny Gantz jep dorëheqjen nga qeveria izraelite

Benny Gantz jep dorëheqjen nga qeveria izraelite

Benny Gantz

Ministri izraelit i kabinetit të luftës ka njoftuar dorëheqjen e tij nga qeveria pas mosmarrëveshjesh në lidhje me planet e kryeministrit Benjamin Netanyahu për konfliktin në Gaza.

"Ne krijuam një qeveri emergjente përmes një partneriteti të fatit, jo një partneriteti politik," tha Benny Gantz , duke folur në një konferencë shtypi.

Dorëheqja e tij pritej që të shtunën e 8 qershorit, por suksesi i operacionit për lirimin e katër pengjeve e shtyu atë që ta thoshte vendimin e tij një ditë më vonë.

"Netanyahu na pengon të ecim drejt fitores së vërtetë," shtoi ai, "prandaj, sot ne largohemi nga qeveria e jashtëzakonshme, me zemër të rëndë, por të paprekur. Është me vend që në vjeshtë të shkojmë në zgjedhje të cilat më në fund do të vendosin një qeveri që do të fitojë besimin e popullit. I bëj thirrje Netanyahut të caktojë një datë të dakorduar për zgjedhjet, mos lejoni që njerëzit tanë të copëtohen.

Shteti i Izraelit ka nevojë dhe mund të arrijë një fitore të vërtetë. Një fitore e vërtetë vendos kthimin në shtëpi të të rrëmbyerve mbi mbijetesën në pushtet. Një fitore e vërtetë kombinon suksesin ushtarak me iniciativën politike dhe civile".

Një fitore e vërtetë do të çojë në kolapsin e Hamasit dhe zëvendësimin e tij. Një fitore e vërtetë është të sjellësh banorët e veriut në shtëpi të sigurt. Një fitore e vërtetë është krijimi i një aleance rajonale të udhëhequr nga SHBA kundër Iranit me të gjithë botën perëndimore. Një fitore e vërtetë është të ndryshohen prioritetet kombëtare, të zgjerohet rrethi i shërbimeve ushtarake dhe të sigurohet që Izraeli të jetë në gjendje të përballojë sfidat me të cilat përballet”, ka theksuar ai.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 10/06/2024 10:17

    Izraeli eshte nje shtet terrorist qe duhet te braktiset nga te gjithe bota, duhet nje embargo si i eshte bere Afrikes te Jugut deri sa te lejojn krijimin e nje shteti palestinez me Jeruzalemin kryeqytet. Kjo eshte minimumi qe mund ti jepet nje popull qe ka jetuar ne harmoni deri ne vitin 1948 deri sa shtetet perendimore dhuruan token e palestinezve izraelianve sepse vet i kishin spastruar etnikisht keto te fundit. Kjo eshte kulmi i kulmit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT