Benzi cabriolet, dhurata e çmuar
e Hitlerit për dasmën e Zogut! 

Benzi cabriolet, dhurata e çmuar<br />e Hitlerit për dasmën e Zogut! 
Speciale/Ndërsa jep një panoramë të zhvillimit të ceremonisë së dasmës së çiftit mbretëror në Tiranë, (në atë kohë sapo ishte kryer Anschluss-i, apo Bashkimi i Austrisë me Rajhun Gjerman) , gazeta vjeneze “Illustrierte Kronen-Zeitung” e datës 28 prill 1938, nuk ka lënë pa i dhënë një vend të veccantë edhe lajmit për dhuratën që diktatori gjerman, Adolf Hitler i kishte bërë sovranit shqiptar me këtë rast.

Më konkretisht, aty thuhet: Dhurata e Dasmës nga Führer-i. Führer-i dhe Kancelari i Rajhut, i ka përcjellë përshëndetje të përzemërta Madhërisë së tij, Mbretit të Shqiptarëve për martesën dhe si dhuratë për dasmën i ka dhuruar atij nëpërmjet të dërguarit gjerman në Tiranë, autoveturën më të re uzinës “Mercedes-Benz”, një Cabriolet tetëcilindërsh sportiv.

Artikulli në gazetën vjeneze mban titullin “101 të shtëna gjëmojnë në Tiranë -Shqipëria ka një Mbretëreshë”.

Siç dihet, shtypi dhe media e kohës në mbarë Europën e shoqëroi me informacione të bollshme, reportazhe e korrespondenca ngjarjen, e cila tashmë ka hyrë në histori si një nga ngjarjet më të spikatura të shekullit të shkuar ndër shqiptarët, jehona e të cilës vijon të mbetet e gjallë edhe sot e kësaj dite.

Për ilustrim sjellim edhe dy prurje të reja në këtë drejtim, një tjetër artikull i së njejtës gazetë mbi dasmën e cciftit mbretëror shqiptar i një dite më parë, si dhe kopertinën e një reviste aristokratike vjeneze, e cila një jave para dasmës ia kishte rezervuar hapësirën e saj ekskluzivisht detajeve dhe profilit të Mbretit dhe Mbretëreshës së Shqiptarëve. 

dasma e mbretit zog
dasma e mbretit zog
dasma e mbretit zog


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët