Një aksident tragjik i ka marrë jetën një personi në rrethrrotullimin e Kolonjës në autostradën Fier Lushnje. Si pasojë e këtij aksidenti u plagosën rëndë edhe dy persona të tjerë që ishin brenda mjetit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy të plagosurit kanë marrë dëmtime të rënda dhe janë në gjendje kritike. Ata janë shoqëruar për në spitalin e Lushnjes me urgjencë.
Të tre personat kanë qenë në një automjet tip Benz me targa AA 277 GN i cili ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me bordurën anësore ka rënë në një kanal.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po hetojnë në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

