Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi aksidenti i rëndë me 8 viktima në aksin Këlcyrë-Përmet. Siç shihet edhe nga këto pamje, mjeti me shpejtësi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.
Në vendin e ngjarjes ndodhet Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik, si edhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.
"Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë. Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik. Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar", njofton policia.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Këlcyrë, aksidentohet makina me emigrantë! 8 viktima, mes tyre edhe shoferi! ‘Benz’-i tentoi t’i ikë policisë, 'fluturon' në anë të lumit Vjosa (VIDEO)
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
29.1%
-
Pak
41.5%
-
Aspak
29.4%
Vota total: 330
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve
24 Korrik, 16:18
-
Përmet/ Turistja franceze rrëzohet në një përrua dhe mbetet e gjymtuar, nxirret me helikopter nga lugina! Dërgohet për kurim në Tiranë
24 Korrik, 10:03
-
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital
24 Korrik, 09:07
-
Bandat shqiptare reklamonin kalimin në Britani me gomone, agjencia britanike e krimit heq rreth 12 mijë postime në rrjetet sociale
24 Korrik, 09:03
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Hapja e filialit të Universitetit spanjoll kalon në Komisionin e Jashtëm! Shehu: Është një truk për të shuar universitetin e Gjirokastrës
22 Korrik, 21:40
-
Atentati i trefishtë në Memaliaj, Softa në Studio Live: Zanafilla që në 2022! Gazetari: Autorët kanë lëvizur drejt Greqisë
22 Korrik, 19:33
-
Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, Gjyshja e Gledion Mukës: Djalin ma vranë pa faj! Duam drejtësi
22 Korrik, 15:07
-
Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, kamerat zbulojnë profilin e autorit! I dha mesazh viktimës para se ta ekzekutonte
22 Korrik, 09:35
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Atentat me tre të vrarë në Memaliaj/ Ekzekutohet babai i Andrea Kalemit, i plagosin xhaxhanë! Vritet klienti e kamarieri i lokalit! Dyshohet hakmarrje ndaj të birit (VIDEO)
21 Korrik, 00:12
-
Gjirokastër/ Zjarr në malin e Sopotit, zjarrfikësit në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve
20 Korrik, 13:27