Bilanc lufte/ Nëntë të plagosur nga tre aksidente në Sarandë, Milot dhe Divjakë, mes tyre një polic (FOTO+VIDEO)

Nëntë persona janë plagosur sot nga tre aksidente në Sarandë, Milot dhe në Divjakë.  Pesë persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Sarandës. Si pasojë e përplasjes kokë më kokë të dy makinave, një 'Benz'-i dhe një 'Land Rover'-i, pesë personat që ishin në të dy makinat janë plagosur, por ndodhen jashtë rrezikut.

Aksidenti në Milot

Report Tv sjell pamjet e aksidentit, teksa duket që nga përplasja e fortë 'Land Rover'-i ka përfunduar në një biznes, rreth tre metra në lartësi nga rruga. Në të njëjtin vend, pak metra më tej u regjistrua një tjetër aksident me dy të plagosur ditën e djeshme. Ndërkohë që një aksident me tre të plagosur u regjistrua edhe në Rrugën e Kombit në Milot.

Mjeti me drejtues E.H.23 vjeç (efektiv policise) në Tropojë është përplasur me mjetin me drejtues A.M. 49 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjeri F.S. 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhej si pasagjer në mjetin me drejtues A.M.

Aksident ne Divjake

Aksidenti i tretë ka ndodhur në Divjakë përballë gjimnazit. Një 50-vjeçar, Edmond Gjini sapo kishte marrë bukën dhe po kthehej për në shtëpi me biçikletë kur u përplas nga një makinë, që drejtohej nga një 30-vjeçar. 50-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë dhe sipas mjekëve nuk ka rrezik për jetën.

sarande (1).jpg" style="height:439px; width:780px" />

1563978843_aksidentsarande2.jpg

Foto aksidenti ne Sarande

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm