LIBRAZHD- Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë në fshatin Qukës.
Një mjet tip Benz i cili drejtohej nga një 33-vjeçari me iniciale T. Zh., është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga E.S. Nga përplasja e tyre ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës dhe një këmbësor K.H., 34 vjeç, banues në Librazhd, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.