Beograd, 1 milionë njerëz në shesh në protestë masive kundër armëve

Beograd, 1 milionë njerëz në shesh në protestë masive kundër armëve

Protestë në Beograd

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, dy javë pas akteve të përgjakshme me gjithsej 18 viktima, sërish janë zhvilluar protesta kundër dhunës së armëve. 

Demonstruesit bllokuan dy ura të rëndësishme dhe më pas drejtues të opozitës bënë thirrje, që ata të qëndrojnë në rrugë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Në demonstratën e tretë në radhë nën moton "Serbia kundër dhunës" pjesëmarrësit sërish kërkuan dorëheqjen e politikanëve të nivelit të lartë dhe fundin e glorifikimit të dhunës së armëve në mediet serbe.

Demonstruesit kërkojnë nga qeveria ndër të tjera heqjen e licencave mediave që përhapin informacione me përmbajtje të dhunshme, si dhe ndalimin e gazetave të afërta me qeverinë, të cilat nxisin tensionet, duke iu kundërvënë atyre që mendojnë ndryshe. Po ashtu protestuesit insistojnë për dorëheqjen e Ministritt ë Brendshëm dhe të Shefit të Shërbimit Sekret.Këto janë protestat më të mëdha masive që pas atyre të vitit 2000, që çuan atëherë në dorëheqjen e Sllobodan Miloseviçit.

Përfaqësuesit e Partisë serbe të Përparimit të presidentit, Aleksandar Vuçiq i dënuan protetsat duke i konsideruar si "politizim" të masakrave, me qëllim të sulmojnë Vuçiqin. Kryeministrja në aleancë të ngushtë me kreun e shtetit ,Ana Brnabiç akuzoi "shërbimet e huaja sekrete" se po nxisin trazira, për ta destabilizuar Serbinë.

Për javën e ardhshme Vuçiq deklaroi një demonstratë, që ai e cilësoi se do të jetë "më e madhja në historinë serbe".

Pas atentateve me të vdekur presidenti shpalli një "fushatë çarmatimi" në shkallë të gjerë.

Me një aksion të gjerë atëherë (05.05.2023), policia serbe arriti të vendosë në pranga, sipas disa mediave, 21 vjeçarin, i cili në një fshat pranë Beogradit, Mladenovc vrau 8 persona. Më shumë se 600 policë ishin në kërkim, mes tyre edhe anëtarë të njësisë speciale antiterror me helikopterë, kamera infrarot, sipas njoftimit të agjencisë shtetërore serbe, Tanjug.

Një 21 vjeçar më 5 maj pas një grindjeje me dy persona në fshatin Dubona, 50 km. në jugperëndim të Beogradit qëlloi me automatik drejt një grupi njerëzish. 8 vetë u vranë, më shumë se 10 të tjerë u plagosën, sipas njoftimeve të Ministrisë së Brendshme në Beograd. Ministri i Brendshëm serb, Bratsilav Gasiç e quajti "akt terrorist" vrasjen natën e së premtes. Vetëm pak ditë më parë Beogradi ishte në shkok, pas një ngjarje të tmerrshme (03.05.2023) në një shkollë serbe, ku të paktën tetë fëmijë dhe një roje shkolle janë vrarë nga të shtënat në shkollën fillore „Vladislav Ribnikar" në Beograd.

Pas dy sulmeve amok brenda dy ditëve në Serbi u hap diskutimi lidhur me armëmbajtjen. E për këtë ka arsye të fortë: Sipas vlerësimeve të Projektit Studimor të Zvicrës, Small Arms Survey nga viti 2018 Serbia sa i përket armatimit të popullsisë civile zë vendin e tretë në mbarë botën – pas Jemenit dhe SHBA-së. Sipas këtij studimi raporti është ndër 100 banorë ka 39,1 armë të lehta.

"Sipas vlerësimeve të tjera pothuajse po kaq armë ndodhen në posedim ilegal", deklaroi për DW, Predrag Petroviç, drejtor i studimeve në Qendrën e Beogradit për Politikën e Sigurisë (BCBP). "Sipas të dhënave zyrtare të policisë serbe nga viti 2021 në Serbi ka pasur 920.000 armë - ndërkohë janë dorëzuar 50.000 deri në 60.000 copë."

Qeveria ka dhënë një afat prej një muaji për të dorëzuar armët pa pasur pasoja. Atë që nuk e bën këtë vullnetarisht brenda afatit, sipas presidentit Vuçiç: "Ne do ta gjejmë dhe pasojat do të jenë të tmerrshme."/ DW

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)