Beograd, deputetja Musliu: Njihni
 Kosovën...ja pse u vesha kuqezi!

Beograd, deputetja Musliu: Njihni<br /> Kosovën...ja pse u vesha kuqezi!
Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. Është kjo kërkesa që i ka drejtuar Beogradit deputetja e Partisë Demokratike të Kovoës Ganimete Musliu.
 
“Kërkova nga deputetët serbë mos t’i mashtrojnë qytetarët e tyre, por t’u tregojnë atyre që Kosova është shtet”, ka thënë Musliu për ‘Epokën e re’.
 
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ka folur edhe për veshjen kuqezi në Beograd dhe mbajtjen e simbolit të Republikës së Kosovës. Sipas saj, ky gjest ka pasur dy simbolika: e para, se është shqiptare dhe e dyta, sipas saj, për t’i treguar Serbisë se përfaqëson shtetin e Kosovës. 
 
ganimete musliu

ganimete musliu
ganimete musliu

Musliu njoftoi se në Qershor një delegacion i Kuvendit të Serbisë pritet të vizitojë Kosovën.

Katërmbëdhjetë deputetë të Kuvendit të Kosovës udhëtuan për në Beograd, për të marrë pjesë në forumin e organizuar nga “Council for Inclusive Govermance” (CIG) me temën “Parlamentet e Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i marrëdhënieve.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës