BEOGRAD- Një mbështetje e madhe ruse po ndihet dita ditës në Serbi. Në qendër të Beogradit janë vendosur pankarta me fotografinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky me mbishkrimin “terrorist i NATO-s”.
Këto pankartë janë nënshkruar nga organizata e krahut të djathtë “Lëvizja Konservatore Nashi”. Më 22 janar ato u vendosën në oborrin e televizionit N1 në Beograd, por edhe në hyrje të zyrës së gazetës Danas.
Ukraina nuk është pjesë e NATO-s, ndonëse ka shprehur aspirata që t’i bashkohet kësaj aleance ushtarake.
Serbia, aleate e Rusisë, ka refuzuar që t’i bashkohet shteteve perëndimore dhe Bashkimit Evropian, për t’i vendosur sanksione Moskës, për shkak të luftës ndaj Ukrainës. Megjithatë, Beogradi ka votuar disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë agresionin rus. Zyrtarë të lartë rusë kanë argumentuar se Moska në Ukrainë tani po lufton me aleancën e NATO-s. Shtetet e NATO-s, së bashku edhe me shtete të tjera, që kur ka nisur pushtimi, e kanë ndihmuar me armatime Kievin, me qëllim që forcat ukrainase të dëbojnë nga territori i Ukrainës forcat e Moskës.
Shpesh është treguar mbështetja e madhe e disa grupeve ekstreme ruse të cilat mbështesin Rusinë dhe i bëjnë jehonë grupit Wagner.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
24 Janar, 19:09
-
FOTOT/ Grevë e përgjithshme në Serbi, aksion edhe në Mitrovicë të Veriut
24 Janar, 17:49
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Dy shqiptarë shpallen non-grata nga Serbia: Sulm i paprecedentë, s'na dhanë asnjë shpjegim! Hasani i kërkon llogari ambasadorit: Rishikoni vendimin
23 Janar, 18:50
Ti i ke serbet nder radhet e shqipove,shiko si komentojne ketu per Ukrainen. Dashte zoti jane serbe shqipfoles,po nuk e besoj,duhet te jene shqipo safi
Përgjigju