BEOGRAD - Prokuroria serbe ngriti sot akuzat kundër biznesmenit më të pasur serb, Mirosllav Mishkoviç, dhe bashkëpunëtorëve të tij, ku përfshihet djali i Mishkoviçit dhe disa biznesmenë.
Ata akuzohen për mashtrime në privatizimin e kompanive për ndërtimin e rrugëve, nga të cilat thuhet se kanë përfituar mbi 40 milionë euro.
Prej dhjetorit të 2012 Mishkoviç është në paraburgim. Kjo masë paraburgimi i është zgjatur disa herë dhe aktualisht i është caktuar deri më 9 qershor.
Mishkoviç ka bërë pasurinë e tij si aleat i ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç, gjatë viteve 1990.
Pasuria e tij, më 2007, është llogaritur në më shumë se 2 miliardë euro, edhe pse besohet se është tkurrur nga ajo kohë.
(europaelire/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com