Beogradi synon një “listë të
përbashkët” për serbët e Kosovës

Beogradi synon një “listë të<br />përbashkët” për serbët e Kosovës
Serbët e Kosovës synojnë që në zgjedhjet parlamentare të parakohshme, të cilat do të mbahen me 8 qershor, të garojnë me një listë të përbashkët, vlerësojnë politikanët serbë.
 
Sipas tyre, synimet e tilla, tashmë janë shpërfaqur sidomos nga politikanët që vijnë nga radhët e Iniciativës qytetare serbe, e cila në zgjedhjet lokale pati fituar në shumicën e komunave me shumicë serbe, por edhe nga vetë Beogradi zyrtar, i cili e pati mbështetur këtë subjekt politik.
 
Kryetari i komunës së Leposaviçit, Dragan Jabllanoviç, i cili i takon Iniciativës Qytetare Serbe, tashmë ka deklaruar se shpreson për një listë të përbashkët, me të cilën serbët do të hyjnë në garën për zgjedhjet parlamentare.
 
“Shpresoj se do t’ia arrijmë që për herë të parë në historinë popullit serb të bashkohemi dhe me listë të përbashkët të paraqitemi në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që ta fitojmë numrin maksimal të vendeve të deputetëve. Më pas, ne do të ishim një fuqi në Kuvendin e Kosovës, e cila do të mund ta mbronte të gjithë popullatën serbe dhe jo shqiptare në gjithë territorin e vendit”, ka theksuar Jabllanoviç.
 
Në anën tjetër, kohë më parë, ende pa u shpërndarë Kuvendi i Kosovës, autoritetet e Beogradit i kishin ftuar politikanët serbë të Kosovës, me të cilët kanë nisur bisedimet lidhur me pjesëmarrjen e serbëve me listë të përbashkët në zgjedhje parlamentare të Kosovës.
 
Petar Miletiç nga Partia e Pavarur Liberale thotë se bisedimet ndërmjet subjekteve politike serbe dhe autoriteteve të Beogradit po zhvillohen për një listë të përbashkët.
 
Siç thotë ai për Radion Evropa e Lirë, kjo çështje është diskutuar edhe me udhëheqjen e partisë së tij, me të cilën, kohët e fundit ai ka pasur mosmarrëveshje.
 
“Me sa di unë, disa bisedime po bëhen. Mua nuk më ka kontaktuar askush, por, thjeshtë, po e shoh se ekzistojnë paralajmërime dhe se po bëhet një listë e përbashkët, e cila do t’i përfshijë të gjithë serbët. Se a do të ndodhë kjo  nuk e di, por kjo iniciativë ekziston. Në parim, mendoj se këtë po e bën Lista serbe dhe se ata janë të angazhuar për këtë gjë”, theksoi Miletiq♪5. 
 
Ai ka shtuar se e gjithë kjo situatë është krijuar me mos vazhdimin e ulëseve të rezervuara për pakicat në Kuvendin e Kosovës, të cilat, sipas tij, do të vazhdonin edhe mundësinë e një pluralizmi partiak në mesin e pakicave.
 
Përfaqësuesit e Iniciativës qytetare serbe kanë deklaruar se janë të hapur, siç kanë thënë, për të gjithë ata që punojnë përtej interesave individuale apo grupore.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike