Beogradi trondit sërish, 16-vjeçarja futet në shkollë me thikë dhe plagos mësuesen dhe shoqen e klasës
Foto nga vendi i ngjarjes
Kryeqyteti i Serbisë u tronditë një ditë më parë nga një masakër që ndodhi në një shkollë, ku humbën jetën 8 nxënës dhe një roje sigurie si pasojë e një sulmi me armë të një të mituri , e pa kaluar akoma 24 orë nga masakra e djeshme një ngjarje tjetër është raportuar nga autoritetet Serbe.
Beogradi është tronditur sërish nga sulmi i një tjetër të miture, në një shkollë në kryeqytet.
Mesditën e sotme një 16-vjeçare ka plagosur me thikë një nxënës dhe një mësues në shkollën private “Ruđer Bošković” në Beograd.Ajo është futur në ambientet e shkollës me një thikë kuzhine në duar dhe ka sulmuar një nxënës dhe mësuesen.Mesuesja dhe nxënësja nuk kanë kanë pësuar plagë të rënda dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas sulmit adoleshentja është neutralizuar dhe është arrestuar nga policia.
Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme një 14-vjeçari i identifikuar si Kosta Keçmanovic ka ekzekutuar me armë zjarri 9 persona në një shkollë fillore "Vladislav Ribnikar", ku gjithçka ka nisur nga mllefi me mësuesen e historisë dhe nxënësit e klasës.
Nga sulmi ai ka vrarë rojën dhe 8 nxënës të klasës. Kosta është student ekselent dhe fitues i olimpiadës së matematikës, ndërsa më herët ishte renditur në vendin e tretë në olimpiadën e historisë. Dukej se të gjithë aktin, i mituri e kishte menduar më herët. Ka qenë vetë Kosta ai që ka marrë pas aktit policinë dhe u ka thënë se çfarë ka bërë.
M.T/B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2112
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
24 Janar, 19:09
-
FOTOT/ Grevë e përgjithshme në Serbi, aksion edhe në Mitrovicë të Veriut
24 Janar, 17:49
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
-
Dy shqiptarë shpallen non-grata nga Serbia: Sulm i paprecedentë, s'na dhanë asnjë shpjegim! Hasani i kërkon llogari ambasadorit: Rishikoni vendimin
23 Janar, 18:50
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori
22 Janar, 13:55
-
Lajçak dhe presidenti Vuçiç në Davos, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
22 Janar, 09:20
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
Duhet t'u ndëshkohen prindërit, pastaj prindërit e tjerë i bëjnë terbiet fëmijët e tjerë...
Përgjigju