TIRANE- Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur një ligj të ri sa i përket medikamenteve, shërbimit farmaceutik dhe aparaturave mjekësore. Ky ligj parashikon që do të jetë një agjenci e cila do të merret me monitorimin e barnave dhe të aparaturave duke bërë të mundur përqendrimin e punës, por për të sjellë edhe certifikimin dhe sigurinë e tyre. Ky fakt është bërë i ditur nga vetë Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë një takimi që ka zhvilluar me grosistët, shoqatat dhe përfaqësuesit kryesorë të firmave farmaceutike në vend. “Pamë që ligji i vjetër kishte nevojë për një sërë ndryshimesh rrënjësore në pjesën më të madhe të neneve si dhe duhesh plotësuar me të tjera akte nënligjore.
Po kështu, ky ndryshim u bë për të unifikuar legjislacionin tonë në përputhje me zhvillimet e por edhe me direktivat Evropiane” ka pohuar Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë. Sipas tij, ky ligj parashikon edhe rregullimin e çmimit të barnave çka është në interes të qindra e mijërave pacientëve. “Ligji i vjetër nuk garantonte barna më të sigurta, më cilësore. Por duhet të pranojmë që ai ligj nuk siguronte as pjesën për të pasur çmime jo më të larta se aty ku prodhohen. Ky ka qenë një angazhim i yni në programin qeverisës dhe ne tashmë me anë të këtij ligji po e bëjmë të mundur” ka theksuar kreu i shëndetësisë. Sipas tij, këtë vit do të behet e mundur ngritja e Agjencisë së Kontrollit të Barnave dhe Materialeve Mjekësore, një agjenci e parashikuar edhe më parë por që nuk ka funksionuar asnjë ditë.
“Sot në Shqipëri tregtimi i materialeve mjekësore është një proces i lirë tregtar. Me hapjen e agjencisë do të vendosim të njëjtat rregulla regjistrimi ashtu edhe sikurse kanë sot barnat” ka pohuar Beqaj. Lidhur me shërbimin farmaceutik, ndryshimet ligjore përcaktojnë rritjen e inspektimit dhe mirëfunksionimin e tregut pa prekur liberalizimin. “Pas këtij ligji ne synojmë që të kemi barna më të efektshme, më të sigurta dhe të kemi padyshim edhe barna me çmime më të lira për qytetarët shqiptarë” ka theksuar Beqaj. Një tjetër risi brenda 2014 që ka parashikuar Ministria e Shëndetësisë është edhe aplikimi i recetave elektronike, projekt që pritet të fillojë nga Durrësi.
“Receta elektronike, do të na bëjë të mundur që brenda një sistemi të ulim barrën burokratike që kanë sot mjekët dhe farmacistët në trajtimin e recetave me rimbursim” ka theksuar kreu i shëndetësisë. Aktualisht në ky ligj ka nisur të diskutohet me aktorët dhe palët e interesit, proces që do të zgjatë edhe gjatë muajit të ardhshëm, për të kaluar më pas për miratim në Kuvend.
Risitë e ligjit
Ligji i ri do të garantojë për qytetarët dhe sistemin shëndetësor barna më të sigurta, më cilësore.
Me këtë ligj Shqipëria do të ketë çmime po aq të larta sa edhe në vendin ku këto barna prodhohen.
Një tjetër pikë e rëndësishme e ligjit është gjurmimi i barit, pulla do të japë informacionin e saktë se ku ndodhet ky bar.
Parashikohen rregulla më të sakta të funksionimit të aktivitet të farmacisë, dhe këto rregulla do të bëjnë të mundur përjashtimin e abuzuesve.
Brenda këtij viti do të nisë një projekt pilot në Durrës për vendosjen e recetave elektronike, çka largon burokracitë por edhe abuzimet.
Për herë të parë është parashikuar edhe kontrollimi dhe regjistrimi i materialeve mjekësore, proces që nuk ka ndodhur me parë.
Shkrimi u publikua sot (25.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com