Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, gjatë një vizite pune që ka realizuar në këto institucione shëndetësore ka theksuar edhe një herë gatishmërinë e sistemit shëndetësor për pushuesit në të gjithë vendin në këtë sezon turistik.
Nga ana tjetër, mjekët kanë pohuar se çdo ditë përballen me 30 raste urgjencash, ku ato më të komplikuarat, nëpërmjet shërbimit të autoambulancës, nisen drejt Spitalit Rajonal të Lushnjës pas shërbimit të marrë në qendrën shëndetësore në Divjakë.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)