Beqaj interpelancë me PD për barnat
Kufizuam abuzuesit që ju financonin

Beqaj interpelancë me PD për barnat<br />Kufizuam abuzuesit që ju financonin
Ministri Shëndetësisë Ilir Beqaj, i thirrur në një interpelancë nga deputetët e Partisë Demokratike, deklaron se skema e recetave false të barnave të rimbursueshme është identifikuar e bllokuar dhe po hetohet nga prokuroria.

Nga foltorja e Kuvendit Beqaj, iu kundërpërgjigj akuzave për abuzim me barnat duke deklaruar se janë konfiskuar barnat jo cilësore dhe kufizuar hapësirat për abuzuesit që ai i cilësoi si financues të PD.

Beqaj theksoi  se në vetëm 20 muaj, qeveria zgjeroi furnizimin spitalor me barna dhe çmimet e ilaçeve u ulën.

“Sot, falë legjislacionit të ri, barnat janë në treg më çmim më të ulët. Krahasuar me 2013 të njëjtat barna u kushtojnë shqiptarëve 70 milionë më pak. Kjo vuri në punë makinën tuaj të baltosjes. Nuk ka patur abuzime me barnat, sepse ne rikthehem ligjin aty ku sundonin financuesit tuaj.Ju sulmuat Agjensinë e Barnave sepse aty nuk sundonin më financuesit tuaj, por ligji”, tha Beqaj

Beqaj deklaroi ndër të tjera se ka urdhëruar shqyrtimin për 304 barna dhe dokumentacioneve voluminoze. Për  87 barna iu kërkua kompanive të plotësojnë dokumentacionin. Ndërsa 30 barna u çrregjistruan.Ministri shtoi se sot nuk ka më kërkesa për rregjistrim barnash jashtë afatit ligjor.

Beqaj renditi disa ndryshime themelore sipas tij që bëjnë dallimin midis qeverisjes  së majtë dhe asaj të djathtë në fushën e mjekësisë.
 
Sipas tij qeveria Rama shleu të gjitha borxhet që kishte lënë qeveria e djathtë.

“Sa më shumë ngushtojmë hapësirat abuzive aq më shumë bëheni ju agresivë. Ju më sulmoni në mënyrë të përsëritur, madje keni bërë pak se u janë hequr lekët financuesve tuaj.  Ju i kishit lënë atyre të papaguara shumë fatura, ju i dorëzuat spitale pa barna e pa pajisje. Ata gjetën 40 milionë dollarë fatura të papaguara. Ne i shlyem këto borxhe që gjetëm. Ne thyhem monopolet. Kursyem 1.5 milionë dollarë", tha Beqaj
 
Në mbyllje të fjalës Beqaj shtoi se detyra e tij është të ndryshojë plotësisht sistemin duke luftuar korrupsionin dhe rritja e mbulimit të zgjeruar spitalor.

“Ne jemi të vetëdijshëm se kemi shumë për të bërë në përmbushje të programit tonë në shëndetësi”, përfundoi Beqja.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë