Beqaj në qendrën shëndetësore të
Velipojës: 2 mijë pacientë në 2 muaj

Beqaj në qendrën shëndetësore të<br />Velipojës: 2 mijë pacientë në 2 muaj
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka inspektuar qendrën shëndetësore të Velipojës. Beqaj tha se kjo qendër shëndetësore gjatë 2 muajve ka dhënë shërbim për 2 000 pacientë, ndërsa i konsideroj si arritje përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Theth dhe Tamarë

I pyetur mbi mungesën e një qendre shëndetësore në Rrjollë, Beqaj premtoi se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë shtim të shërbimeve në Rrjollë dhe në plazhin e Tales.

"Kjo është një ndër 5 qendrat me volumin më të madh në gjithë vendin dhe gjatë 2 muajve ka ofruar shërbim për mbi 2 mijë pacientë. Nga 22 qendra që kishim vjet, këtë vit kemi 25 qendra. Do të zgjerohemi edhe në zona të tjera si Talë dhe Rrjollë, ndërkohë do shohim mundësine e operimit edhe me qendra të lëvizshme", deklaroi Beqaj.


 Për shefin e qendrës shëndetësore në Velipojë është pozitiv fakti se nuk ka patur asnjë rast fatal, pavarësisht komplikacioneve të pacientëve që janë paraqitur për të marr shërbim. Sipas shefit të qendrës shëndetësore Velipojë, 12 raste kanë qenë për shkak të mbytjes në det, ndërsa 6 raste pickimi nga gjarpërinjtë apo merimangat.

Edhe gjate dy javëve të fundit të gushtit pritet që qendra shëndetësore Velipojë të përballet me një fluks të lartë rastesh.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal