Beqaj: Në tetor testim për të
gjithë mjekët që s'kanë kredite

TIRANE - Rreth 144 mjekë të punësuar në sektorin publik do të ushtrojnë profesionin e tyre edhe për pak ditë, pasi nuk kanë marrë asnjë ose shumë pak kredite në 5 vite punë. Teknikisht, më 16 prill vendi i tyre i punës do të shpallet vakant, duke bërë që ata të dalin ‘jashtë loje’.

Por kjo nuk vlen për mjekët e sektorit privat apo ata që i janë afruar shumës së krediteve të detyrueshme që është 150. Për ta do të ketë vetëm pezullim të përkohshëm në ushtrimin e profesionit. Këto i bëri të ditura ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë analizës së programit të ricertifikimit 2010-2014.
 
Ministri Beqaj tha se janë rreth 1/3 e bluzave të bardha të cilat nuk kanë 150 kreditet e nevojshme. Për këta mjekëve të cilët nuk plotësojnë kriteret dhe që janë të punësuar në sistemin shëndetësor publik, Beqaj paralajmëroi se që nga 15 prilli ata do të pezullohen dhe vendi i tyre do të mbetet vakant. 

“Nga të dhënat që kemi administruar vetëm 64% e mjekëve i kanë marrë kreditë e nevojshme. Mesatarja për mjekët është 165 kredite për mjekët. Fakti se kemi 1/3 pa i marrë tregon se nuk ka pasur ofertë të kufizuar në përgjithësi. Së dyti jemi para këtij fakti se situata është shumë ekstreme. Në zbatim të atyre se çfarë janë vendosur, personeli që nuk ka marrë kreditet, nuk mund të vazhdojë të ushtrojë profesionin e tyre. Deri në 15 prill do të kemi rënë dakord, dhe punuar me fakultetet përkatëse të mjekësisë, për të përcaktuar programet që duhet të ketë ndjekur një specialist, dhe se 6 muaj nga data e shpalljes do të duhet të japë provimin e ricertifikimit. Kjo do të thotë se afati është deri më 15 tetor. Ato me 0 kredite automatikisht nuk do të mund ta ushtrojnë më profesionin. Kjo do të thotë se mjekët pa kredite që punojnë në shtet, më 15 Prill vendi i tyre shpallet vakant”, theksoi Beqaj

Brenda datës 15 prill do të shpallen emrat e 1800 mjekëve që nuk kanë mbledhur kreditet e mjaftueshme. Këta të fundit duhet të përgatiten që brenda 6 muajve të kryejnë provimin e ricertifikimit.

Redaksia Online
(e.c/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti