Beqaj: Taksa e premtuar nga Basha
u merr infermierëve 13.4 miliard lekë

Beqaj: Taksa e premtuar nga Basha<br />u merr infermierëve 13.4 miliard lekë
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, shprehet kundër premtimet të Lulzim Bashës për rikthimin e taksës së sheshtë. 

Beqaj ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, ku shkruan se taksa e sheshtë 9% e propozuar nga Lulzim Basha, do t'u marrë rreth 13,4 miliardë lekë, rreth 13 700 infermierëve.

Këto akuza të Beqajt vijnë në një moment kur kryedemokrati Basha është shprehur se do të jetë kryeministër ekonomisë. Nga ana tjetër kujtojmë që gjatë drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Beqaj, ka qenë shumë herë i akuzuar nga ana e PD, për koncesionet e dhëna në sistemin shëndetësor.

Statusi i plotë nga Ilir Beqaj
Taksa e sheshtë 9 % rrezikon t’u marrë në katër vitet e ardhshme rreth 13700 infermiereve dhe infermierëve rreth 13,4 miliardë lekë.

Me taksën e sheshtë 9 % të propozuar, Lulëzim Basha do t’u marrë nga xhepat 6800 infermierëve të kujdesit shëndetësor parësor në 4 vjet 7 miliardë lekë.
Paga mesatare mujore e një infermieri/infermiere në kujdesin shëndetësor parësor është rreth 440 mijë lekë.
Aktualisht sipas taksës së ndershme, taksa mbi pagën është rreth 18 mijë e dyqind lek në muaj. Pra cdo infermier taksohet 4,1 % mbi pagën. Lulëzim Basha ka deklaruar se nëse do të jetë ai kryeministër taksa do të jetë 9 %. Sipas llogaritjeve taksa mbi pagën do të jetë 40 mijë lekë në muaj. Pra, Lulëzim Basha do të rrisë taksat e infermierëve të kujdesit shëndetësor parësor rreth 2,2 herë. Çdo infermier do të duhet të paguajë 21 mijë lekë më shumë çdo muaj apo 250 mijë lekë më shumë në vit, apo 1 milionë lekë e 20 mijë lekë më shumë në 4 vjet, nëse do të zgjedhin Lulëzim Bashën.

Me taksën e sheshtë 9 % të propozuar, Lulëzim Basha do t’u marrë nga xhepat 6900 infermierëve të kujdesit shëndetësor spitalor në 4 vjet 6,4 miliardë lekë.
Paga mesatare mujore e një infermieri/infermiere në kujdesin shëndetësor spitalor është rreth 494 mijë lekë.
Aktualisht sipas taksës së ndershme, taksa mbi pagën është rreth 25 mijë e dyqind lek në muaj. Pra cdo infermier taksohet 5,1 % mbi pagën. Lulëzim Basha ka deklaruar se nëse do të jetë ai kryeministër taksa do të jetë 9 %. Sipas llogaritjeve taksa mbi pagën do të jetë 44 mijë lekë në muaj. Pra, Lulëzim Basha do të rrisë taksat e infermierëve të kujdesit shëndetësor spitalor rreth 1,8 herë. Çdo infermier do të duhet të paguajë 19 mijë lekë më shumë çdo muaj apo 230 mijë lekë më shumë në vit, apo 920 mijë lekë më shumë në 4 vjet, nëse do të zgjedhin Lulëzim Bashën.

Prandaj infermieret dhe infermierët kanë shumë për të humbur nëse #PartiaSocialiste🌹 nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam🇦🇱🇪🇺me #Shtet💪 #Punë👍 #Mirëqenie😀

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?