Beqaj-Vasilit: Koncensioni 'im', 
teknologji e fundit kur centrali 'yt' flinte

Beqaj-Vasilit: Koncensioni 'im', <br />teknologji e fundit kur centrali 'yt' flinte
TIRANE-Fushata ka ndezur tonet në deklarata me sulme madje dhe brenda koalicionit qeverisës.

Ilir Beqaj sot i ka kthyer një përgjigje me akuza në brendësi, ironisë së Petrit Vasilit mbi koncensionet në shëndetësi në intervistën për “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv.

Ish Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook tregon investimet e bëra në sistemin shëndetësor ndërsa i thotë LSI që të kërkojë dhe të gjejë përgjigjen se përse centrali i sterilizimit me vlerë 1 milionë euro që u instalua në vitin 2010 në QSUT, s’u vu në punë deri në vitin 2013, kohë kjo kur Ministria e Shëndetësisë drejtohej nga Vasili.

Beqaj shkon më tej ku thotë se gjatë atyre tre viteve, pacientët e lënë në mëshirë të fatit kishin rrezik infeksionesh pasi instrumentet sterilizoheshin me autoklava të vjetra ndërsa centrali në kujdesin e ministrit të atëhershëm të Shëndetësisë (Vasili), flinte.
 
“Meqë LSI ka vendosur të merret me “koncesionet e Beqes”, për sot po ndalem te instrumentet kirurgjikale dhe sterilizimi i tyre. Në vitin 2010 në QSUT u instalua një central sterilizimi me vlerë rreth 1 milionë euro. Deri në shtator 2013 nuk u vu asnjë herë në punë. Për pse-në LSI ta kërkojë përgjigjen tek ata që drejtuan shëndetësinë në atë periudhë. Janë rreth 25 mijë operacione kirurgjikale në vit që bëhen vetëm në QSUT. Në tre vite 2010 – 2013 bëjnë 75 mijë operacione vetëm në QSUT. 75 mijë pacientë nën rrezik infeksionesh pasi instrumentet sterilizoheshin me autoklava të vjetra, ndërsa centrali flinte. Ishte lënë në mëshirë të fatit. Vetëm për ta rivënë në punë u shpenzuan rreth 200 mijë euro”, shkruan Beqaj
 
Ai shton se investimet e në spitale janë të dukshme dhe të vazhdueshme ndërsa deklaron se akoma mbetet shumë për të bërë.
 
“Pse në 2005 – 2009 dhe në 2009 - 2013, askush nuk denjoi të ndërrojë instrumentet kirurgjikalë? Ndoshta nga nostalgjia që kanë për miqësinë me “Kinën popullore”. Ky “koncesioni i Beqes” do të sjellë 96 mijë instrumente kirurgjikalë të fjalës më të fundit të teknologjisë. Për këtë “koncesionin e Beqes”, le të pyesin secilin nga 110 kirurgët e QSUT. Ka edhe pjesëtarë forumesh të LSI-së. Le të pyesin në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Edhe në atë spital bëhen rreth 7 mijë lindje në vit. Të pyesin edhe tek materniteti tjetër “Koco Gliozheni”. Prej një jave ka filluar të zbatohet edhe aty ky shërbim i ri. Vetëm për impiantin e ri të sterilizimit dhe punimet civile janë investuar nga partneri privat rreth 400 mijë euro.

Ja dhe ilustrimi me foto. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste🌹 nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam🇦🇱🇪🇺me #Shtet💪 #Punë👍 #Mirëqenie😀”,
shkruan Beqaj.


beqaj

Në një intervistë të para disa ditëve për emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv Petrit Vasili tha se shëndetësia është një nga sektorët që do t’i korrigjonte qeverisë.
 
“Koncesionet në shëndetësi nuk janë koncesione, por janë paratë e shtetit që i jepen privatit, nuk është se investon privati. Rishikimi, verifikimi i mënyrës funksionale të tyre. Duhen parë patjetër. Me koncesionet është blerë një dollap i bukur, por brenda janë thelluar disa probleme të tjera. S’mund të jemi kaq naiv që të themi barna ka plot, ka mungesa të mëdha. Nuk mund tu japim këtyre përgjigje me koncesionet”, u shpreh Vasili.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë