Beqiraj në Korçë: Ndërgjegjësim për luftën kundër informaliteti

/ATSH/- Zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj po zhvillon të enjten një vizitë pune në qytetin e Korçës ne kuadër të operacionit të qeverisë kundër informalitetit . Znj. Beqiraj kërkoi ndërgjegjësim ndaj kësaj lufte duke u shprehur se kjo nuk është vetëm një çështje e qeverisë por edhe e shoqërisë.
"Duhet të ndërgjegjësohen të gjithë për luftën kundër informalitetit. Nuk është vetëm çështje e qeverisë, por dhe e shoqërisë. Një reformë nuk i jep frytet që ditën e parë. Reforma ka stadet e veta. Stadi i parë është skanimi. Stadi i dytë ka të bëjë me trajnimet", deklaroi Beqiraj.
Zëvendësministrja e Financave, Beqiraj tha se informimi për taksat në Shqipëri është i ulët, ndërsa bëri të ditur se po bëhen diskutime për uljen e çmimit të kasave në 280 euro. "Kasat fiskale nuk janë monopol. Po diskutohet që kasa të ketë çmim 280 euro", tha Beqiraj.
Zëvendësministrja Beqiraj gjatë vizitës së saj në qytetin e Korçës prite të zhvillojë një sërë takimesh. pas takimeve të zhvilluara në bashkinë e Korçës, zv/ministrja Beqiraj do të zhvillojë takime edhe në Universitetin e Korçës si dhe në orën 16.00 do të jetë në supermarketin "Elisabeta" në Korçë për të dhënë një deklaratë për luftën kundër informalitetit dhe disa gjetje që lidhen me qarkun e Korçës sa i përket pikërisht këtij operacioni të qeverisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari