Në vetëm 8 sekonda u realizuan 4 vrasjet e protestuesve në bulevard 21 janarin e 2011-ës, kur asokohe kryeministër ishte Sali Berisha. Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Report Tv thotë se ndaj protestuesve u qëllua pasi komandanti i Gardës, Ndrea Prendi doli nga zyra e kryeministrit Berisha. Aty, Beqiri thotë se Prendi është qëlluar edhe me armë në sy, dhe nga kryeministria asokohe pati dalë me syrin e nxirë.
“Audio është marrë nga radio e komandantit të gardës. Çdo gjë është marrë nga vala e tij. Edhe kur Prendi u thirr të shkonte tek zyra e kryeministrit, ku ishte banda që mbronte Saliun. Ca donte aty Sali Lusha, apo zv.drejtori i policisë. Këtë e di Ndrea Prendi. Sa ka dalë, për 8 sekonda u realizua ajo masakër. Vetëm 8 sekonda. Mori urdhrin, pasi hëngri edhe pistoletë në sy, pasi doli nga zyra e kryeministrit”, tha Beqiri.
Lajmi kryesor:
21 Janari/ Avokati Beqiri në 'Repolitix': Vrasjet të planifikuara, Berisha në krye të grupit kriminal! 2026-a e gjen me akuzë, rrezikon burgim të përjetshëm












