Vrasjet e 21 janarit ishin të planifikuara nga grupi strukturuar kriminal me në krye ish-kryeministrin Sali Berisha. Kështu shprehet avokati Idajet Beqiri në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ndërsa komenton dëshminë e Sali Berishës për herë të parë në SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit. Beqiri, i cili është edhe mbrojtësi i familjarëve të Aleks Nikës, thotë për gazetarin Denis Minga, thotë se të gjitha vrasjet e 21 janarit ishin të komanduara dhe qëllimi ishte që të jepej mësimi se nuk duhej protestuar më. Ai e akuzon Berishën si organizator të grupit kriminal dhe thotë se do merret edhe në hetim për këtë çështje. "Pas kësaj do merret si person nën hetim, herën e dytë që do shkojë, do iki me avokat", thekson Beqiri.
Avokati Beqiri, i cili ka qenë edhe pjesë e protestës, tregon edhe detaje se si ndodhi ngjarja. Ai thotë se gjithçka ishte një skenar dhe se fillimisht protestuesit janë provokuar me gaz lotsjellës.
“S’kemi të bëjmë me vrasje në bashkëpunim, kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal, ky grup e ideoi që në fillim. Jo vetëm që kemi qenë dëshmitarë okular, Paskal Milo, Skënder Gjinushi, Fatos Klosi, kryetari i SHISH, ne pamë që atje kishte një skenar. Fillimisht do revoltonin protestuesit dhe revolta u krijua kur u hodh gazi lotsjellës. Asgjë nuk kishte ndodhur kur u hodh gaz lotsjellës. Paskal Milo ra në tokë, u verbua komplet. Ishte në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, kishin planifikuar që do bënin vrasje, Berisha ishte në krye të grupit kriminal. Nuk duheshin më protesta, gjëra të natyrës që të dilte jashtë sigurisë kombëtare, si në 97 që u mor shteti nga dora”, tha Beqiri.
Momenti i dytë i skenarit, sipas Beqirit ishte nxitja e protestuesve që të hipnin në kangjellat e kryeministrisë. Avokati kujton se si bashkë me Paskal Milon u kanë bërë thirrje protestuesve që të zbresin me kangjellat me thirrjet se kjo është një protestë paqësore. Sipas tij gjithçka ishte e ideuar, deri tek makina që u përdor qëllimisht që të përplasej me derën e godinës së qeverisë. Por, në këtë moment, Beqiri thotë se protesta kishte mbaruar dhe asnjë protestues nuk u fut në ambientet e kryeministrisë.
Avokati kujton se ishte ulur në kafe, protesta kishte mbaruar, kur një prej protestuesve vjen ti thotë që po vriten njerëz. Dy ishin viktimat e para,Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj, për të cilët thekson se ishin shumë larg godinës së kryeministrisë. Të vrarë nga plumbat që u derdhën nga Garda më 2011-ën kur ishte kryeministër Berisha, mbetën edhe Aleks Nika dhe Hekuran Deda.
“Ishin planifikuar për tu vrarë s’ka rëndësi kush dha urdhrin. Në grup ka role, roli i atij që e ideoi dhe ca veprime do bëheshin. Momenti i dytë ishte ku u nxitën protestuesit të hidheshin nga kangjellat, atje do bëhej qameti, i nxiti ky grup i strukturuar kriminal, donin me çdo kush të hidheshin nga kangjellat. Pasi vajtën tek kangjellat ne grupi që ishim të përgjegjshëm, kemi marrë Paskal Milon dhe kemi ngritur një podium dhe u kemi bërë thirrje të largohen nga kangjellat. Kur u tërhoqën, u vu në shërbim ajo e famshmja makine. Ai shoferi, e kishin dehur, dhe kur ne protestonim dhe ramë në tokë nga gazi lotsjellës, ai na shtypte që të shpërndante njerëzit. Ne ulërinim dhe i thonim të largohesh, atë makinë pastaj e morën dhe e përplasën tek dera me qëllim që njerëzit të futeshin brenda. Protesta kishte mbaruar, kur u futa në lokal, atje me vjen një inxhinier po vrasin njerëz. Në atë moment ishte vrarë Veizi dhe Myrtaj. Veizi ishte shumë larg, nuk u fut njeri brenda. Të tëra vrasjet ishin të komanduara, do vriteshin që tu jepej mësim të mos bënim më protesta”, theksoi Beqiri.
Idajet Beqiri thotë se ishte Berisha ai që fshiu serverët e kryeministrisë për të zhdukur pamjet, që pengoi zbatimin e urdhrave të arrestit për drejtuesit e gardës, ndërsa këta të fundit shtoi se i mbajti të ngujuar 3 ditë në Kryeministri ku i udhëzonte se çfarë qëndrimesh do të mbanin për vrasjet.
Beqiri kujton edhe alibitë e Berishës për 21 janarin, deri tek deklarata se u gjuajt me çadra pistoletë, fakte që sipas tij tregojnë qartë se Berisha ishte organizatori dhe kreu i grupit. Avokati thotë se Berisha, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe kreu i Gardës, Ndrea Prendi ishin bashkëpunëtor dhe se janari i 2026-ës do t’i gjejë me akuzën e komunikuar. Të tre thekson se rrezikojnë burgim të përjetshëm.
Ish-prokurori Ervin Karanxha shprehet në emisionin “Repolitix” në Report Tv se dëshmia e Sali Berishës në SPAK për 21 janarin është e vonuar. Ai thekson se ish-kryeministri duhej të ishte marrë në pyetje që para 15 vitesh, kur 4 protestuesit u vranë në bulevard.
“Dëshmi e vonuar, duhej të ishte dhënë para 15 vitesh. Një dëshmi shumë e vonuar, duhej të ishte marrë më parë. Po të kemi parasysh librin e Topit, është shprehur në një vend që më ka ardhur Basha dhe më ka thënë të ndërhyjë te Ina Rama për të ndërhyrë te gardistët. Tha kur ka dhunë, nga ana e protestuesve, ndërsa për Gardën tha që s’ka vepruar me urdhër dhe mund të reagojë kur është objekt sulmi. Interesante është çfarë bisede është bërë mes Bashës dhe topit dhe e dyta, kemi të bëjmë me dy institucione të pavarura. Prokurori i përgjithshëm ka qenë i pavarur, si mund ti thuash presidentit shkon tek Prokuroria. Do merren dhe dëshmi të tjera, do merret dhe dëshmia e Topit. SPAK doli me deklaratë, tha që në laboratorë e kemi të pamundur ta zbardhim. SPAK thoshte do ta çojmë ta verifikojmë jashtë dhe i kërkojmë familjarëve burimin e provës”, tha Karanxha.
Në vetëm 8 sekonda u realizuan 4 vrasjet e protestuesve në bulevard 21 janarin e 2011-ës, kur asokohe kryeministër ishte Sali Berisha. Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Report Tv thotë se ndaj protestuesve u qëllua pasi komandanti i Gardës, Ndrea Prendi doli nga zyra e kryeministrit Berisha. Aty, Beqiri thotë se Prendi është qëlluar edhe me armë në sy, dhe nga kryeministria asokohe pati dalë me syrin e nxirë.
“Audio është marrë nga radio e komandantit të gardës. Çdo gjë është marrë nga vala e tij. Edhe kur Prendi u thirr të shkonte tek zyra e kryeministrit, ku ishte banda që mbronte Saliun. Ca donte aty Sali Lusha, apo zv.drejtori i policisë. Këtë e di Ndrea Prendi. Sa ka dalë, për 8 sekonda u realizua ajo masakër. Vetëm 8 sekonda. Mori urdhrin, pasi hëngri edhe pistoletë në sy, pasi doli nga zyra e kryeministrit”, tha Beqiri.
Avokati Idajet Beqiri thotë se 15 vjetori i krimit shtetëror të 21 janarit do t’i gjejë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm me akuzë. Ai thotë se për këtë ngjarje rrezikojnë dënim të përjetshëm.
“Janë bashkëpunëtor, edhe Berisha dhe Basha. Edhe Prendi është pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Është provë ajo që zhduke serverët, që nuk e ekzekutove urdhra e arrestit, i mbajte te kryeministria, ata vranë ti i dekorove, krijove alibinë, the që gjuajtjet janë bërë me çadra pistoletë. Strasburgu e nxjerr në mënyrë të plotë që është bërë në drejtim të mishit, nga kangjellat e kryeministrisë. Janë prova të gjitha. 21 janari do i gjejë më akuzë të gjithë këta. Akuza nuk ka dënim tjetër, vetëm burgim të përjetshëm”, tha Beqiri në emisionin Repolitix në Report Tv.
Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv thotë se është Sali Berisha ai që ka fshirë serverët e kryeministrisë pas vrasjeve të 4 protestuesve në bulevard. Idajet Beqiri tha se Berisha pengoi arrestimin e drejtuesve të gardës, madje i ngujoi për 3 brenda në Kryeministri ku i udhëzonte për deklaratat dhe qëndrimin që do mbanin për vrasjet në bulevard.
“Duke nis me zhdukjen e serverëve, mbajtjen e gardistëve 3 ditë brenda në kryeministri, bënin teatër ca do thuash ti e ca s’do thuash, s’u arreston njeri, Saliu bënte rolin e dirigjentit, të gjitha këtu me zhdukjen e serverëve, tregojnë që kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal, ishin të planifikuara që do bëheshin nga Berisha, është organizator i grupit kriminal. Ajo që i jep vulën përfundimtare është që kur ka dhunë ka dhe vrasje. Ai e dinte që do kishte dhunë, prandaj bëri dhe vrasje. E kishte planifikuar me kohë”, tha Beqiri.
Komente












