Beqja: Basha me ekspertë që
shkaktuan 2 milionë $ dëm

Beqja: Basha me ekspertë që<br />shkaktuan 2 milionë $ dëm
TIRANE - Teksa në parlament diskutohej projekligji për barnat dhe shërbimin farmaceutik, kurse në një hotel të Tiranës opozita analizonte 300 ditët e shëndetësisë nën qeverisjen Rama, ka qenë Ministri Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ka deklaruar se është për të ardhur keq se në tavolinën e liderit të opozitës ka vend për mjekë, që janë akuzuar për shpërdorim detyre. Fjala është Gazmend Koduzin, një fytyrë në fakt jo e panjohur për shqiptarët, për shkak se ka qenë njëri ndër mjekët që ndiqte shëndetin e grevistëve të larguar nga administrata, të “ngujuar” në cadra pranë kryeministrisë.

"Pretendojnë se po disktuojnë sot në një hotel të Tiranës për 300 ditët e mjerimit të shëndetësië, por nuk thonë asnjë fjalë për spitalet që u mungonin barnat bazë, nuk thonë edhe mungesa të mëdha që në 8 vitet e qeverisjes së tyre ndodhën në shëndetësinë shqitpare. Më vjen keq që kishte zgjedhur një person që ishte paditur për shpërdorim detyre, kur ai kryente përkohësisht detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Mjekut, me një veprim të paligjshëmduke shkaktuar dëm 2 milionë dollarë në vit. Këtë zgjodhi t’i bëntë prezantimin për 300 ditëshin e vet. Prokuroria do të bëjë punën e saj ”, tha ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Gazmend Koduzi është hequr nga puna nga posti i tij si drejtor i përgjithshëm i Mjekut në ISKSH (sot FSDKSH), me akuzën e shpërdorimit të detyrës teksa është në procedim penal.
 
gazmend koduzi

Muaj më parë, kur zhvillohej greva e urisë e të larguarve nga administrata, Koduzi ishte njëri ndër mjekët, që në mënyrë vullnetare zhvillonte vizitat rutinë nëpër cadrat e grevistëve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni