Berat, po udhëtonin me vajzën e vogël, pema zë poshtë makinën/ Video

Berat- Një makinë me tre persona brenda është zënë poshtë një peme teksa po kalonte më aksin rrugor Berat-Skrapar, në vendin e quajtur Ura e Uznovës.

Brenda makinës tip Opel me targa AA295NT po udhëtonte një çift me një vajzë e tyre 6-vjeçare. Fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohen dëme në njerëz por vetëm materiale.

Mjeti ishte në pronësi të Robert Haruni banues në Berat, i cili tregon se ishte duke shkuar për në shtëpi, ndërsa është munduar të shmangë pemën.

Kur pashë që pisha po binte, manovrova makinën duke shkuar në anën tjetër të rrugës. Nuk kisha kohë as për frenim dhe as për t’i dhënë gaz makinës.

Robert Haruni

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e zjarrfikëses për të nxjerrë mjetin dhe për të zhbllokuar qarkullimin rrugor, që ishte i bllokuar për rreth 1 orë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë

Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë