BERAT - Një vajzë 18-vjeçare ka mundur të shpëtohet nga personi i cili e kishte rrëmbyer nën kërcënimin e thikës.
Ngjarja është shënuar në qytetin e Beratit, kur 18-vjeçarja me inicialet E.Xh ka arritur të telefonojë policinë për ta sinjalizuar se 24-vjeçari Tajar Kanaci e kishte rrëmbyer. Gjatë patrullimit të policisë është konstatuar një mjet tip Benz me targa AA 800 DE, i cili rezultoi se kishte drejtues rrëmbyesin e vajzës, 24-vjeçarin nga Berati.
Në automjetin e ndaluar ishte edhe 18-vjeçarja e cila më herët kishte telefonuar policinë.
Sipas deklaratës që rrëmbyesi ka dhënë në polici, duket se pas kësaj ngjarjeje fshihet një histori pasioni. Tajar Kanaci ka thënë se donte të lidhej me vajzën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com