Berat, i riu me motor 'Yamaha' përplas 70-vjeçarin, përfundojnë të dy në spital (VIDEO+FOTO)

BERAT - Një 70-vjeç ka mbetur i lënduar në Berat pasi është përplasur nga një motor tip "Yamaha". Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Orizaj në aksin rrugor Berat-Poshnje, kur 25-vjeçari A.M ka aksidentuar 70-vjeçarin Th.D. I moshuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në spital është edhe transportuar edhe drejtuesi i motorit i cili ka marrë dëmtime të lehta. 

Informacion paraprak

Në datën 17.09.2018, rreth orës 09:20 në aksin rrugor Berat-Poshnje, në vendin e quajtur Orizaj shtetasi A.M, 25 vjeç, banues në Otllak duke drejtuar motorin tip Yamaha ka aksidentuar shtetasin këmbësor Th.D rreth 70 vjeç, banues në Berat.

Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi Th.D i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar në Spital dhe drejtuesi i motorit pasi ka marrë dëmtime të lehta. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë