BERAT- Një 38-vjeçar nga qyteti i Beratit i ka vënë flakën banesës së tij në lagjen “Çlirim” të këtij qyteti.
 
Eduard Deda, pasditen e së hënës në rrethana ende të paqarta i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij, ku jetonte i vetëm.
 
Ai ka mundur të dalë në kohë, nga shtëpia e përfshirë në flakë, ndërsa ka marrë plagë të rënda në trup dhe është nisur nga komshinjtë në spitalin Beratit ku ndodhet nën kujdesin intensiv të bluzave te bardha.
 
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset që kanë vënë flakët nën kontroll, ndërsa banesa ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
 
Burime pranë policisë së Beratit bëjnë me dije 38-vjeçari është përdorues i rregullt i lëndëve narkotike dhe nën efektin e tyre paraqet humbje kontrolli.
 
Pak kohë më parë shtëpia e 38-vjeçarit u përfshi nga flakët nga një furnelë e ndezur, ndërsa humbi jetën gjyshi tij.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)