Policia e Beratit ka vënë në pranga katër të rinj, të cilët akuzohen për vjedhje. Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Edison Mollaj, 20 vjeç, Enea Isufaj, 23 vjeç, Luis Çifliku, 20 vjeç, dhe Olken Mollaj, 22 vjeç, të katër banues në Berat.

Katër të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë kapur në flagrancë duke vjedhur ullinj në fshatin Ullinjas, Berat, në parcelën, në pronësi të shtetasit A.P, 62 vjeç, banues në Ullinjas. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com