BERAT - Arrestohen nga policia e qarkut të Beratit dy persona, të cilëve iu gjendën në banesë, dy këmbana të vjetra 100-vjeçare të vjedhura në kishën e Sinjës e krahas tyre, edhe disa kallëpe tritoli e fishekë.
Policia e qarkut të Beratit veproi në kuadrin e operacionit të koduar “Sinja” ku u bë i mundur ndalimi i shtetasve:
Jetmir Veiz Lezi, 44 vjeç, banues në fshatin Mbolan, Berat, me gjendje gjyqësore i pa dënuar më parë dhe Sokol Sotir Ferro, 36 vjeç, banues në Sinjë Berat, me gjendje gjyqesore i pa dënuar më parë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale të “ Vjedhjes së veprave të artit”, "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municioneve’, parashikuar nga nenet 138 e 278/2 të Kodit Penal.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com