Dy persona janë arrestuar nga policia e Beratit pasditen e sotme pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur pjesë këmbimi në një servis në fshatin Kutalli.
/Shqiptarja.com
Policia arrestoi Emigert Haxhillari 30 vjeç, i cili ka qenë i dënuar 3 herë më parë, Gentjan Luzin, 36 vjeç dhe ky i dënuar më parë, të dy banues në lagjen “11 Janari” në Kuçovë.
Është proceduar penalisht gjithashtu edhe pronari i servisit për “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka goditur autorët e dyshuar gjatë tentativës për vjedhje.
Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.
Redakisa Online
A.Gj/Shqiptarja.com











