Një 35-vjeçar i identifikuar si Nertil Hoxha, banues në Dimal është arrestuar nga policia e Beratit pasi ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në tentativën për transportim të lëndëve narkotike.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 14.11.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Nertil Hoxha, në vitin 2016, në bashkëpunim me 3 të tjerë, ka tentuar të transportojë një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Në kuadër të operacionit të koduar ‘Rrjeta’, 35-vjeçari u kap nga shërbimet e DVP Berat, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.