Një 25-vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi iu gjet një sasi kanabisi brenda automjetit tij tip Benz ML.

Njoftimi i plotë:

Berat

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit 

Virjon Cora, 25 vjeç,banues në Allias Tiranë 

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Benz ML i'u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.