Lagjja 30 “Vjetori” në qytetin e Beratit është në prag epidemie.

Vërshimi i ujërave të zeza në rrugë po rrezikon seriozisht shëndetin e banorëve. Ata shprehen se kjo situatë alarmante vazhdon prej muajsh dhe vjen si pasojë e bllokimit te pusetave nga amortizimi dhe mungesa e investimeve në infastrukturë prej 20 vitesh. Situata më problematike është në lagjen më të madhe të qytetit , “30 Vjetori”.

"Këto janë ujëra të zeza, ujëra të pista, jemi mbytur me këto ujra. I lutemi bashkisë të vejë dorë  se u sëmurëm, na u sëmurën kalamajtë  të gjithë bashkë. Janë bllokuar të tëra pusetat",u shpreh një qytetar. 

"Mizerje fare, edhe dje kur kaluam me fëmijët nëpër pellgje, pse nuk e rregullojnë nuk e di",u shpreh një tjetër.
 
Ndërkohë bashkia bën të ditur se rruga që tashmë është përfshirë nga vërshimi i ujërave të zeza do ti nënshtrohet një ndërhyrje gjithëpërfshirëse. Megjithatë, ky institucion nuk jep asnjë detaj se kur pritet të fillonë këto punime.


Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)