Berat, Braimllari: Vendi ka nevojë
për një politikë bashkëpunuese 

Berat, Braimllari: Vendi ka nevojë<br />për një politikë bashkëpunuese 
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me strukturat e saj në qytetin e Beratit. Në këtë takim merrnin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Bramllari, anëtari i Kryesisë së LSI-së, Nasip Naço, Deputeti i LSI-së, Gledjon Rahovica dhe kryetari i Bashkisë Berat, Petrit Sinaj.
 
Takimi u bë në kuadër të organizimit të strukturave të LSI-së ku te pranishëm ishin strukturat drejtuese të Bashkisë Berat.
 
Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi, Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari vlerësoi LSI-në e Beratit si një ndër strukturat më të organizuara si edhe për punën që bën me anëtarët dhe qytetarët.
 
Ndërkaq, Braimllari theksoi se vendi ka nevojë për stabilitet dhe për një politikë bashkëpunuese në shërbim të qytetarëve.
 
“Vendi ka nevojë për një politikë me bashkëpunuese dhe konsensuale për një politikë larg konfliktit dhe me afër shërbimit qytetar. Puna e LSI-së është fokusuar te stabiliteti dhe qëndrueshmëria, mirëqenia e vendit dhe shërbim për çdo qytetar”, - u shpreh Sekretari i Përgjithshëm, duke falënderuar edhe drejtuesit e LS-së së Beratit për punën e palodhur që bëjnë me qytetarët dhe për kontributin e tyre.
 
“Është kënaqësi të marrësh pjesë në takim me strukturat e LSI-së së Beratit, pasi LSI-ja e Beratit është një ndër strukturat tona më të organizuara dhe për këtë doja t’ju falënderoja për punën e palodhur që bëni çdo ditë në bazë me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së, por dhe me qytetarët. Falënderoj gjithashtu Nasipin, Gledjoni dhe Petritin për kontributin që japin për LSI-në në Berat”, - shtoi Braimllari.
 
Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së u shpreh se duke aplikuar meritokracinë do të forcohet roli i LSI-së, që vendimet të jenë sa më kolegjiale dhe gjithëpërfshirëse.
 
“Ne do vazhdojmë pa u lodhur punën e mirë që ju keni nisur, pasi detyra jonë është të jemi pranë çdo qytetari, të organizojmë çdo organizatë partie. Sepse baza e funksionimit të LSI-së jeni ju, që përballeni çdo ditë me vështirësi nga më të ndryshmet. Ne duhet të zbatojmë meritokracinë dhe të forcojmë rolin e LSI-në me qëllim që vendimet që marrim të jenë sa më kolegjiale dhe gjithëpërfshirëse”, - deklaroi ndër të tjera Endrit Braimllari.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate