BERAT -Një 26-vjeçare me inicialet Z.G nga fshati Veleshnjë i Beratit ka tentuar të mbytet në lumë në vendin e quajtur Zagorja. Fatmirësisht, tentativën e saj e kanë parë dhe kanë njoftuar menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë duke i shpëtuar jetën.

Më pas, ajo është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Beratit, ku ka shpejguar se si pasojë e një konflikti me bashkëshortin e saj, ka pësuar një traumë dhe kjo ka qënë arsyeja për t’i dhënë fund jetës.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)