Skandali në Berat/Po lypte me nënën, 5-vjeçari prek kabllot e zhveshura në mes të parkut, humb jetën fëmija! Prokuroria nis hetimet për Drejtorinë e Ndriçimit
Një ngjarje e rëndë dhe skandaloze është regjistruar në Berat, ku kabllot e një spoti elektrik i kanë marrë jetën një fëmije 5-vjeçar.
Redaksia 22 Maj 2020, 10:22 | Përditesimi: 22 Maj 2020, 16:12
BERAT- Një ngjarje e rëndë dhe skandaloze është regjistruar në Berat, ku kabllot e një spoti elektrik i kanë marrë jetën një fëmije 5-vjeçar.
Report Tv mëson se Aleksandër Brahimasi nga komuniteti rom ka qenë në park duke lypur me nënën e tij, por është shkëputur për të luajtur në park, ku ka hasur kabllot epa izoluar për pasojë e ka zënë korrenti. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur që të shpëtojë.
"Më iku fëmija, më iku nga duar, dilja për të siguruar bukën e familjes", mësohet të ketë thënë nëna e 5-vjeçarit.
Lidhur me këtë, Prokuroria e Beratit ka nisur hetimet ndaj Drejtorisë së Ndriçimit Publik në Bashkinë e Beratit, edhe pse tashmë duket e vonuar.
Bashkia e Beratit deklaron se ka nisur një inspektim për linjat e ndriçimit publik në qytet dhe se do të bashkëpunojë me institucionet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
"Bashkia Berat është njoftuar për humbjen tragjike të jetës së vogëlushit Aleksandër Brahimasi. Ka nisur një inspektim të hollësishëm të sinjalistikës rrugore dhe linjat e ndriçimit publik në qytet. Bashkia Berat është e hapur për bashkëpunim me institucionet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes tepër të rëndë.
Bashkia Berat garanton bashkëqytetasit se siguria e jetës së qytetarëve është detyra jonë parësore dhe nuk do të tolerohet asnjë neglizhim. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, për humbjen tragjike të jetës së të dashurit të tyre" mbyllet deklarata.
Oh i vogli i shkrete sa gjynah per fatin e tij.
Përgjigju