BERAT-Një grup fermerësh nga fshati Hingë, njësia administrative Poshnje, në Urën Vajgurore janë ngrit në protestë pasi nuk janë dëmshpërblyer nga shteti për përmbytjet e vitit 2015.
Fermerët deklarojnë se kanë një vit që sorollaten sa në një zyrë në tjetrën dhe nuk po gjejnë zgjidhje për dëmshpërblimin e merituar.
Në fillim të vitit 2015 tokat e tyre u përmbytën si pasojë e vërshimit të lumit Osum, por ndonëse kanë plotësuar çdo dokumentacion për të përfituar dëmshpërblimin nuk e kanë marrë atë.
“Kemi bërë dokumentet dhe shumë herë i kemi nisur, por këta vetëm na sorollatin. Kemi një kohë të gjatë që vijmë këtu, prej 4-5 muajsh dhe nuk marrim lekët”.
“Ne jemi përmbyturit e shkurtit të 2015-ës. Vetëm na sorollasin nga një zyrë në një tjetër”, shprehen qytetarët.
Fermerët hedhin akuza se dëmshpërblimet nuk janë shpërndarë sipas dëmeve të shkaktuara, por sipas përkatësive politike.
“Gjatë shlyerjes së fermerëve kanë ndodhur edhe pasaktësi dhe kanë rezultuar që 14 fermerë megjithëse kanë dokumentacionin në rregull nuk kanë mundur të marrim shumën e caktuar në bazë të sipërfaqeve të përmbytura. Për këtë janë bërë të gjitha procedurat qoftë nëpërmjet drejtorisë së bujqësisë dhe ushqimit qoftë edhe nëpërmjet bashkive. Dosja e tyre është dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile. Presim të gjejnë një zgjidhje sipas ligjeve në fuqi”, u shpreh përfaqësuesi i Prefekturës së Beratit.
Ndërkohë është ngritur menjëherë një grup pune për të zgjidhur problematikën e fermerëve të cilat akoma nuk kanë marrë parat e tyre, por që do të zgjidhet shumë shpejt.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO