Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares foli përpara medieve në prag të miqësores kundër Izraelit e cila do të zhvillohet nesër në orën 20:00 në 'Air Albania' të Tiranës.

"Rifillimi me një trajner të ri? U kthyem nga një humbje e një objektivi të qartë. Ishim shumë të bindur se do t'i shkonim deri në fund, por ndodhi ajo që e dimë të gjithë. Tani jemi me një trajner dhe staf të ri. Jemi të motivuar për një rifillim të ri. Grupi është i njëjti dhe jemi stërvitur shumë për një cikël të ri.

Sa keni arritur të kuptoni idetë e trajnerit? Idetë janë të qarta edhe pse kemi vetëm pak ditë, sa më shumë kohë kalon, aq më mirë bëhet. Ne do bëjmë më të mirën e asaj që na thotë trajner.

A do ta ketë trajneri të vështirë të kthejë në ekip një 'filozofi italiane'? Nuk besoj se është kjo ideja, secili ka metodën e tij të punës. Të gjithën në dorë e kemi ne në fushë.

A e keni menduar fundin me Kombëtaren? Nuk e kam menduar akoma, është një sinjal pozitiv. Për sa kohë edhe trupi dhe rrethi të më lejojë, do jem në fushë. Për momentin nuk po e mendoj fare.

Ndryshimi? Kemi punuar vetëm me gjërat më të rëndësishme, ato që duhen në fillim. Idetë janë të qarta, për taktikën dhe gjërat e tjera trajneri do të flas vetë. Ne jemi gati për të dhënë më të mirën në fushë. Izraeli ka pasur rritje në kohët e fundit, ka cilësi në sulm dhe nesër do të jemi të kujdesshëm. Nuk është e thjeshtë në fundin e sezonit, por kemi frymë dhe trajner të ri. Duhet të tregojmë veten për një vend në Kombëtare. Kemi energji pozitive, njësoj si në vitet e kaluara. Duam të kualifikohemi në turnetë e mëdhenj", tha Gjimshiti.


Lajmi kryesor:

Kombëtarja/ Ndeshja miqësore kundër Izraelit, Rolando Maran: Kam provuar skema sulmuese, rivalët kanë cilësi! Gjimshiti: Nesër fillon një cikël i ri