TIRANË - Nga stadiumi 'Air Albania', trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Rolando Maran dhe kapiteni Berat Gjimshiti folën për mediet në prag të dy ndeshjeve miqësore të kuqezinjve.
Shqipëria do të luajë nesër në orën 20:00 në Tiranë kundër Izraelit, ndërsa tre ditë më vonë në 'Air Albania' do të paraqitet Luksemburgu.
Nesër, Rolando Maran do ta drejtojë për herë të parë Kombëtaren, pasi u emërua në stol vetëm më 19 maj, duke zënë vendin e Sylvinhos, për të nisur një epokë të re në drejtimin e Kombëtares.
Trajneri u ndal te cilësitë e futbollistëve dhe te dëshira e tyre për të dalë në fushë dhe për të dhënë më të mirën. Maran ceku edhe lojën sulmuese, ndërsa vlerësoi Izraelin si një ekip të fortë. Për të, Shqipëria duhet të ketë ADN-në e saj.
"E keni në mendje një formacion dhe mënyrën e lojës? E rëndësishme është gatishmëria e lojtarëve. Nuk është e lehtë që të luash në fundin e sezonit të gjatë, lodhja bën të vetën. Ata janë treguar profesionistë. Unë dua t'i shoh në fushë, gjendjen e tyre fizike dhe teknike. Janë dy ndeshje, duhet të llogarisim lojtarët për dy ndeshje.
Pritet një Shqipëri më sulmuese, vlerësimi për kundërshtarin? Ajo çfarë është në fokus, kemi detyrë të bëjmë ndeshjen më të mirë. Kam parë dhe më ka pëlqyer motivimi për të dalë në fushë dhe fituar ndeshjen. Nuk është e lehtë të luash kundër Izraelit, na duhet një lojë e mirë në lojën pa top. Ky do të jetë një test i mirë.
Vetëm dy ditë kohë, nesër mos do të shohim një lojë si të Sylvinhos? Gjërat që kemi provuar janë të qarta. Të gjithë cilësitë që kam parë duhet t'i materializojmë në fushë. Koha nuk mjafton kur je trajner në një kombëtareje, duhet të vendosësh idetë e tua në ekip. Këto ndeshje do të na shërbejnë për t'u njohur dhe për t'u përmirësuar nga gabimet. Sinjali është i qartë, ekipi është në gjendjen e duhur.
Synim një prezantim me fitore përpara tifozëve në Shqipëri, apo nuk ka rëndësi rezultati? Rezultati ka rëndësi kur bën një performancë të mirë. Rezultati ka gjithmonë vlerë. Të gjithë duam një fitore, ne në fushë do të futemi për atë. Nëse vjen me një performancë të mirë, do të ishte ideale, një ndeshje perfekte.
Ju i takoni një shkolle të vjetër italiane, ku po shkon futbolli modern? Te një Arsenal që mbron dhe kundërsulmon apo te PSG që luan hapur, kujt i përkisni si filozofi loje?
Ne duhet të krijojmë ADN-në tonë, në bazë të karakteristikave të lojtarëve. Një trajner nuk mund të qëndrojë vetëm te një ide, duhet të rritet, ashtu si futbolli, edhe lojtarët janë ndryshe nga dhjetë vite më parë. Unë dua të mbyll ndeshjen, paçka se ekipet kanë veçori të ndryshme. Mua më pëlqen një ekip që mban topin dhe futet të fushë për të fituar. Me Izraelin do të jetë e vështirë, ata fshihen te mbajtja e topit. Unë dua një ekip me kurajo dhe personalitet.
Do kemi një ndryshim nga skema 4-3-3 në 4-3-1-2? Kam provuar disa gjëra, jam bazuar te karakteristikat, te zgjidhjet në lojë. Jam bazuar edhe në sulm, në mënyrë për të parë sesi lojtarët mund të luajnë në fazën e avancuar", tha Maran.
Berat Gjimshiti tha se ky është një cikël i ri dhe se nuk e ka menduar tërheqjen nga Kombëtarja.
"Jemi të motivuar për një rifillim të ri. Grupi është i njëjti dhe jemi stërvitur shumë për një cikël të ri.
A e keni menduar fundin me Kombëtaren? Nuk e kam menduar akoma, është një sinjal pozitiv. Për sa kohë edhe trupi dhe rrethi të më lejojë, do jem në fushë. Për momentin nuk po e mendoj fare", tha mes të tjerash Berati.
Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares foli përpara medieve në prag të miqësores kundër Izraelit e cila do të zhvillohet nesër në orën 20:00 në 'Air Albania' të Tiranës.
"Rifillimi me një trajner të ri? U kthyem nga një humbje e një objektivi të qartë. Ishim shumë të bindur se do t'i shkonim deri në fund, por ndodhi ajo që e dimë të gjithë. Tani jemi me një trajner dhe staf të ri. Jemi të motivuar për një rifillim të ri. Grupi është i njëjti dhe jemi stërvitur shumë për një cikël të ri.
Sa keni arritur të kuptoni idetë e trajnerit? Idetë janë të qarta edhe pse kemi vetëm pak ditë, sa më shumë kohë kalon, aq më mirë bëhet. Ne do bëjmë më të mirën e asaj që na thotë trajner.
A do ta ketë trajneri të vështirë të kthejë në ekip një 'filozofi italiane'? Nuk besoj se është kjo ideja, secili ka metodën e tij të punës. Të gjithën në dorë e kemi ne në fushë.
A e keni menduar fundin me Kombëtaren? Nuk e kam menduar akoma, është një sinjal pozitiv. Për sa kohë edhe trupi dhe rrethi të më lejojë, do jem në fushë. Për momentin nuk po e mendoj fare.
Ndryshimi? Kemi punuar vetëm me gjërat më të rëndësishme, ato që duhen në fillim. Idetë janë të qarta, për taktikën dhe gjërat e tjera trajneri do të flas vetë. Ne jemi gati për të dhënë më të mirën në fushë. Izraeli ka pasur rritje në kohët e fundit, ka cilësi në sulm dhe nesër do të jemi të kujdesshëm. Nuk është e thjeshtë në fundin e sezonit, por kemi frymë dhe trajner të ri. Duhet të tregojmë veten për një vend në Kombëtare. Kemi energji pozitive, njësoj si në vitet e kaluara. Duam të kualifikohemi në turnetë e mëdhenj", tha Gjimshiti.
Komente









Bojkot bojkot bojkot
Përgjigju