Berat Gjimshiti sfidon Pogbanë
Mërgim Mavraj drejt kalimit te Lazio

Berat Gjimshiti sfidon Pogbanë<br />Mërgim Mavraj drejt kalimit te Lazio
"Këtë vit është Kampionati Europian dhe unë kërkoja një kampionat më kompetitiv se ai zviceran për të merituar grumbullimin me kombëtaren shqiptare të futbollit". Këto janë fjalët e para të mbrojtësit kuqezi Berat Gjimshiti gjatë prezantimit te ekipi i Atalantës në Serie A.

Shqiptari nga Kosova do të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 55 në rrugëtimin e ri në Serie A pas disa viteve në kampionatin zviceran ku spikati si mbrojtës me cilësi duke u kërkuar nga disa ekipe. Gjimshti ka sqaruar problemet me Zyrihun dhe vendimin për të vazhduar karrierën në Serie A. "Kisha probleme me Zyrihun, kontrata më skadonte dhe isha në kërkim të një sfide të re.

Vendosa që të pranoja ofertën e Atalantës, pasi ma këshilluan De Biassi ashtu dhe Tramezani. Jam një mbrojtës shumë agresiv në fushë, por i qetë jashtë saj. Më pëlqen shumë të avancoj përpara për të ndihmuar në goditjet në ajër. Zgjodha numrin 55 pasi kam pasur gjithmonë 5 por ai ishte i zënë. Lojtari i preferuar për mua është Zidane dhe Ronaldo, tani po pres me padurim të përballem me Pogba”theksoi ndër të tjera shqiptari më i ri në kampionatin italian.

Rey Manaj
Edhe pse ka vetëm pak minuta në dispozicion te Interi, portali goal.com është i bindur për cilësitë e tij duke e vendosur në vendin e 32 nga 50 talentet për 2015 shqiptarin nga Lushnja, Rey Manaj.

Sulmuesi është shprehur mjaft i kënaqur me vlerësimin, por premton akoma më shumë këtë edicion, teksa rrëfen se idhulli dhe njëkohësisht objektivi i tij është të arrijë në gjurmët e Ibrahimovic. "Që kur isha fëmijë e shihja Ibrën, teksa luante me Interin dhe sot unë vesh të njëjtën fanellë si ai.

Në LegaPro kam mësuar shumë gjëra, veçanërisht rregullat brenda dhe jashtë fushës, sjelljen e duhur dhe se si të organizohem. Në fushë jam përmirësuar, por duhet ende të punoj shumë. Është e vështirë të përshkruaj ndjesitë nga vlerësimi, por çmimet nuk duhet të jenë objektivi i parë i një lojtari"tha Manaj.

Mërgim Mavraj
Drejtori sportiv, Igli Tare duket se ka një tjetër objektiv kuqezi, teksa mediat pranë klubit të Lazios raportojnë se ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare kërkon të afrojë në skuadrën Mërgim Mavrajn.

Pak ditë më parë klubi gjerman i Këlnit refuzoi një ofertë për kosovarin duke deklaruar se është në planet e klubit për pjesën e mbetur të edicionit dhe nuk do të lejohet që të largohet. Por duke parë hapësirat e pakta në Bundesligë, Mavraj mund të largohet në drejtim të Italisë për një tjetër aventurë pak vite para se të mbyllë karrierën.

Megjithatë edhe pse agjenti i tij e ka mohuar një kalim të mundshëm, nuk përjashtohet asnjë mundësi deri në fund të merkatos.

Azdren Llullaku
Sulmuesi i jep fund aventurës me skuadrën rumune Gaz Metan, pjesë e së cilës ishte që nga vera e vitit 2012. Sulmuesi shqiptar gjatë eksperiencën me Gaz Metanin ka mundur të realizojë 16 gola në 85 ndeshje të kampionatit. Futbollisti i lindur në Istog nuk jep detaje për destinacionin e tij të ri, por mësohet se ai ka disa oferta brenda dhe jashtë Rumanisë. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë