Berat, Gjykata kundër Kushtetueses
Burg përjetë vrasësit të Kozarës

Berat, Gjykata kundër Kushtetueses<br />Burg përjetë vrasësit të Kozarës
BERAT- Katër vjet pasi dha vendimin e parë për dënimin e Luan Marrës me burgim të përjetëshëm, pasi u gjykua për vrasjen e familjarëve të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Berat ka dhënë të njëtin vendim të cilin Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e hodhi poshtë. Mesditën e sotme, Gjykata e Shkallës së Parë e kryesuar nga Eriol Roçi dhe anëtarë Margarita Bregasi dhe Pëllumb Zaimi shpalli fajtor Luan Marrën, me akuzën e “vrasjes në rrethana rënduese dhe të më shumë se një personi”.

Marra është përballur sot me vendimin e togave të zeza në seancën e tij të fundit pranë kësaj gjykate pas mbrojtjes së bërë nga ana e avokatit Alban Bengasi i cili rikujtoi se Gjykata Kushteuese me vendimin e saj tha se provat mbi klientin e tij kanë qënë antikushtuese.

Provat e hedhura poshte
Provat mbi të cilat u gjykua Marra në tre shkallët e gjyqësorit shqipëtar ishin: një proces verbal i marrjes në pyetje me përmbajtje vetpërgjegjësie i datës 30 tetor 2006 dhe një eksperiment hetimor i po kësaj date. Këto dy prova u cilësuan të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese, madje u vlerësuan si cënim i rëndë i standarteve kushteuese për marrjen dhe fiksimin e provave.

Riciklimi nga Prokuroria
Por, edhe pse të konsideruara si antikushtetuese, provat e vetme të Prokurorisë së Rrethit të Beratit u paraqitën sërisht nga ana e prokurorit të çështjes Artian Bejo, i cili në emër të organit të akuzës në pretencën e tij një javë më parë kërkoi fajësimin e të pandehurit Luam Marra dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Me të njëjtat prova, por me një motiv të rrëzuar nga prova e analizave të AND-së, prokurori Bejo i kërkoi gjykatës në pretencën e tij të njëtin vendim si i pari.

Rasti Marra është i pari ku një i dënuar me burgim të përjetshëm fiton një proces kundrejt sistemit gjyqësor në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese njëzëri, me unanimitetin e të nëntë anëtarëve të saj ka vendosur të shpallë të pavlefshëm vendimet e dhëna nga të tre nivelet e Gjyqësorit duke shënuar rastin më unik të praktikës së kësaj Gjykate në Shqipëri. Dhe ndoshta akoma edhe më unik është injorimi i kolegëve te Kushtetueses nga ata të Gjykatës së Beratit. (im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)