BERAT – Policia e Beratit arrestoi sot në flagrancë shtetasin Armando Sadik Veziraj, 22 vjeç, pasi paraditen e sotme ka goditur me hekur në kokë një person me iniciale S.I.. Grindja mes tyre ka ndodhur në lagjen 30 Vjetori, prapa stadiumit “Tomorri”, në afërsi të të ashtuquajturit tregu i romëve.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Beratit ku, pas ekzaminimeve të para dhe konstatimeve të mjekëve, rezultoi se dëmtimet e rënda kërkonin transportimin e tij në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Ndaj Armando Veziraj është hapur një procedim penal për “plagosje e rëndë me dashje”.

(im/shqiptarja.com)