BERAT- Katër grabitësit me maska të një dyqani në afërsi të tregut industrial në qytetin e Beratit janë vënë sot në pranga. Aleksandër Areza 18 vjec, Manuel Kakolli 18 vjeç, Elvi Gremi 21 vjeç, Leonard Lamaj, 21 vjeç janë arrestuar si autorë të grabitjes së ndodhur dje.
Të rinjtë të pajisur me kallashnikov dhe me maska kanë hyrë në dyqanin në pronësi të shtetasit me inicialet D.Z duke vjedhur një sasi të konsiderueshme parash. Policia ka sekuestruar dhe makinën ford me të cilën mendohet se grabitësit u larguan nga vendi i ngjarjes.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com