Ka startuar dita e parë e “Green Half Marathon 2026” në Berat, qytetin e shpallur pasuri botërore nga UNESCO.

E kthyer tashmë në traditë, maratona ka mbledhur sot qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, të cilët treguan nivel të lartë përgatitjeje sportive. Rreth 500 fëmijë morën pjesë në këtë aktivitet, duke përshkuar 3 kilometra në akset kryesore të qytetit dhe duke u përshëndetur nga qytetarë të shumtë.

Në përfundim të garës u shpallën fituesit sipas grupmoshave dhe kategorive vajza dhe djem, të cilët u vlerësuan për performancën e tyre sportive. Aktiviteti u organizua nga Bashkia Berat dhe Zyra Vendore e Arsimit.

Në këtë event përshëndetën edhe emra të njohur të atletikës si fitues i disa çmimeve në maratona vendase dhe ndërkombëtare, Gazmend Shehu, si dhe mësues atletë profesionistë. Kryetari i bashkisë, Berat Ervin Ceca, shpërndau çmimet për fituesit.

Fituesit e "Kids Marathon":

Djemtë e shkollave të mesme
1-Angjelo Prifti ( Drita e Dijes)
2- Klevis Zylali Kristaq Capo)
Feldion Dosti (Irfan Ngjeqari)
Vajzat e shkollave të mesme
1-Argita Deliu (B.D.K)
2-Era Radèshi (B.D.K.)
3-Nazife Muçobega (B.D.K.)
Djemtë e shkollave 9-vjeçare
1-Arins Mbrakulli (22 Tetori)
2-Dion Kristani (Ajet Xhindole)
3-Enio Soja (28 Nëntori)
Vajzat e shkollave 9-vjeçare
1-Montela Velkaj (Zihni Toska)
2-Marinela Jaho ( Zihni Toska)
3-Stela Ruli ( Xhemal Çekini)

Maratona do të vijojë edhe ditën e dytë, ku pritet pjesëmarrja e kampiones Luiza Gega dhe e garuesve nga vendi dhe bota.