URA-VAJGURORE - Re pluhuri enden prej 15 vjetësh mbi kokat e banorëve të lagjes “Guri i Bardhë” në Urën-Vajgurore duke ua vështirësuar çdo ditë e më shumë jetesën. Këta njerëz nuk dinë nëse duhet të gëzohen për natyrën që i rrethon apo të trishtohen që fati i ka sjellë të jetojnë në këtë tokë. Jo më larg se 20 apo 30 metra nga banesat e tyre 20 fabrika të përpunimit të gurit ushtrojnë aktivitetin e tyre të pashqetësuar dhe të përditshëm.
Mjetet e rënda që qarkullojnë mes shtëpive dhe rrugicave u prishin atyre jo vetëm qetësinë, pastërtinë e ajrit që thithin, dëmtimin e banesave, por u rrezikojnë edhe jetën e fëmijëve.
Bashkia e Urës Vajgurore na jep të dhëna zyrtare se firmat e guroreve shpesh herë punojnë duke shpërthyer me lëndë plasëse afër qendrave të banuara për të nxjerrë mineralin e gurit dhe se një pjesë e tyre janë pa lejen përkatëse për ushtrimin e aktivitetit.
Rreth 100 banorë të kësaj zone vuajnë nga probleme shëndetësore në mushkëri dhe rrugët e frymëmarrjes. Vetë banorët shprehen të shqetësuar për pasojat e rënda shëndetësore te fëmijët dhe të moshuarit.
Ankesat e këtyre banorëve kanë rënë në vesh të shurdhër. Madje as protestat përpara bashkisë, as peticionet apo bllokimi i rrugës nuk ka sjellë ndonjë ndryshim. Aktiviteti i guroreve kryhet nga firmat pa u pajisur me impiante filtrimi të pluhurit.
Drejtuesit e pushtetit vendor pohojnë se ata shpesh herë kanë kërkuar në ministrinë e Mjedisit largimin e këtyre guroreve, por deri më sot as ata nuk kanë marrë një përgjigje.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO