Me “Flamingo Mirror”, qeveria ka publikuar një pjesë të dokumenteve për investimin e parashikuar në Sazan, që pritet të ndërtohet nga dhëndri i presidentit Amerikan, Jared Kushner. Janë një sërë dokumentesh të publikuara për Sazanin, duke nisur nga vendimi i Komiteti i Investimeve Strategjike i cili në fund të vitit 2024 e shpalli dhëndrin e Trump investitor strategjik. Më poshtë, një kronologji për disa prej dokumenteve të publikuara në “Flamingo Mirror”.
30 dhjetor 2024 – Projekti shpallet investim strategjik. Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi statusin “Investim/Investitor Strategjik” për projektin “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit”, për kompaninë amerikane Atlantic Incubation Partners LLC. Në dokument thuhet se investimi parashikohet në vlerën 1.4 miliardë euro, ndërsa ndërtimi do të shtrihet në rreth 45 hektarë, ose 8% të sipërfaqes së ishullit. Statusi i investitorit strategjik është dhënë për një periudhë 10-vjeçare. Projekti parashikon gjithashtu rreth 1 mijë të punësuar, ndërsa shteti shqiptar do të jetë pjesë e investimit.
Kliko për të lexuar vendimin e shpalljes investitor strategjik
30 dhjetor 2025 – Kostot e pastrimit të zonës i kalojnë Ministrisë së Mbrojtjes. Një vit pas vendimit të parë, Komiteti i Investimeve Strategjike ndryshoi disa prej pikave të tij. Një prej ndryshimeve lidhet me pastrimin e zonës nga rreziku piroteknik. Nëse në vendimin fillestar këto shpenzime parashikohej të mbuloheshin nga investitori, me vendimin e ri kostot i kaluan Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas dokumentit, ministria kishte përfunduar inventarizimin e aseteve dhe kishte përcaktuar edhe kostot e nevojshme për pastrimin e zonës.
Pas këtyre vendimeve, në fillim të vitit 2026 procedurat vijuan me sipërfaqen bregdetare që do të përdoret në funksion të investimit.
Kliko për të lexuar vendimin e KIS për shtyrjen e afatit për projektin
29 janar 2026 – Përcaktohet sipërfaqja e stacionit të plazhit. Bashkia Vlorë kryen matjet për krijimin e stacionit të plazhit në Ishullin e Sazanit, në kuadër të investimit të Atlantic Incubation Partners LLC. Stacioni është një sipërfaqe prej 2,651.25 m². Matjet përfshihen në hartën përfundimtare të stacioneve të plazhit për sezonin 2026.
Kliko këtu për të lexuar vendimin për miratimin e hartës ku do shtrihet stacioni i plazhit
4 shkurt 2026 – Konfirmohet se sipërfaqja nuk është brenda zonave të mbrojtura. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura shqyrton hartën dhe koordinatat e dërguara nga Bashkia Vlorë dhe konstaton se stacioni i plazhit nuk ndodhet brenda rrjetit të zonave të mbrojtura mjedisore.
Vendimi që tregon se plazhi s'do jetë në zonë të mbrojtur
6 shkurt 2026 – Sipërfaqja përfshihet në hartën e plazheve të Vlorës. Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik miraton përfshirjen e sipërfaqeve bregdetare të Sazanit në hartën e përgjithshme të plazheve të Bashkisë Vlorë, në funksion të realizimit të investimit strategjik.
Vendimi për përfshirjen e sipëfaqes në stacionin e plazheve
Lajmi kryesor:
Prezantohet ‘Pasqyra e Flamingove’, qeveria publikon dokumentet e investimeve në Sazan dhe Zvërnec! Rama: Së shpejti ‘dosja’ e Kayos








